PS: Qeveria dhe ERE janë vonë
CEZ duhej kontrolluar me kohë

PS: Qeveria dhe ERE janë vonë <br />CEZ duhej kontrolluar me kohë
TIRANE – Partia Socialiste akuzon qeverinë dhe Entin Rregullator të Energjisë si përgjegjëse kryesore në lidhje me humbjet e kompanisë çeke CEZ-Shpërndarje. “Skandali i shekullit” është cilësuar nga deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj, i gjithë kolapsi në të cilin ndodhet sipas tij, kompania çeke e energjisë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ahmetaj tha se Enti Rregullator i Energjisë (ERE) është kujtuar shumë vonë për gjendjen në të cilën ndodhet CEZ, pasi sipas tij ERE duhet të kishte ushtruar kontrollin e saj mbi CEZ.

“Dështim në bërjen e detyrës nga ana e qeverisë shqiptare dhe e Entit Rregullator. Cez nuk ka arritur të bëjë më të mirën, por ka dështuar në punën e vet për të përmirësuar cilësinë e shërbimit për të shmangur humbjet etj. Enti Rregullator ka detyrë të kërkojë llogari për zbatimin e të gjitha çështjeve që CEZ ka ndaj ligjit.”, tha nga selia rozë deputeti socialist.

Deputeti Socialist akuzon më tej qeverinë dhe ERE se jo vetëm që “kanë heshtur por kanë punuar si departament përmbarues për CEZ”. Sipas tij, detyra kryesore e tyre duhej të ishte “frenimi i skandalit të shekullit.”

“Pagesat e konsulencës marrin shifra marramendeëse në shpërblim të orëve konsulente. Pse qytetarët paguajnë dysfishin e asaj që paguananin në vitin 2005”, deklaroi Ahmetaj.

Partia Socialiste prej ditësh ka paraqitur për mediat dhe opinionin publik, fakte sipas së cilës CEZ abuzon me konsumatorin, ndërsa ka ngritur akuza të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe Entit Rregullator si përgjegjëse të borxhit të krijuar nga CEZ.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë