TIRANE- Partia Socialiste denoncoi sot qeverinë se që nga momenti i privatizimit i ka premtuar CEZ rritjen e çmimit të energjisë në kurriz të qytetarëve.
Shqiptarët paguajnë “200% më shumë se në 2005 për energjinë për faj të qeverisë, neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë duke sjellë vetëm varfëri në familjen shqiptare.... Që nga momenti i privatizimit rritja e çmimit të energjisë elektrike ka qenë një premtim i vazhdueshëm që i është bërë CEZ në kurriz të faturës dhe ekonomisë familjare të shqiptarëve. “- tha sot deputeti Arben Ahmetaj në një prononcim për median.
Sipas deputetit socialist qeveria ka premtuar rritjen 12 lekë për kW/orë nga 9. 5 lekë për KW/orë që është tani “por për PS do ta ndalojë”- tha Ahmetaj
Nëpërmjet grafikës PS sjell në vëmendje planin e investimeve të CEZ madje akuzoi CEZ dhe qeverinë se nuk bëjnë transparente planin e investimeve.
“Një nga arsyet kryesore të humbjeve dhe pse qytetari paguan 200 % më shtrenjtë është se qeveria nuk ka arritur të zbatojë detyrimin ligjor t’i kërkojnë planin e investimeve në sistemin e shpërndarjes për të ulur humbjet dhe për pasojë dhe uljen e çmimit”- tha Ahmetaj
Ai tregoi një grafikë ku dukej se investimet ishin shumë herë më të ulëta seç ishin parashikuar për të zhvilluar në 2010 e 2011.
“Ndërkohë humbjet kanë ardhur duke u rritur por dhe çmimet kanë ardhur duke u rritur”. Ahmetaj i bëri thirrje qytetarëve nëse kanë fakte e fatura që tregoujnë mbifaturim ti sjellin në PS pasi opozita do të vazhdojë të denoncojë skandalin e shekullit, "piramidën 1.2 miliardë dollarëshe që rrezikon ekonominë e vendit".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com