TIRANE-  Partia Socialiste vazhdoi sot denoncimin e shpenzimeve të tepërta të fondeve publike që janë bërë nga Qeveria, ndërkohë që shtresave në nevojë u pret fondet. Deputeti socialist Eduard Shalsi denoncoi sot shifrën prej 920 mijë dollarë që janë shpenzuar për të festuar liberalizimin e vizave, në dhjetor të 2010.

“Vetëm për 2-3 ditë Berisha e qeveria ka shpenzuar 920 mijë dollarë, për tabelat në semaforë që tregonin kryeqytetet dhe fishekzjarret për të festuar liberalizimin e vizave.  Shqiptarët e meritonin të festonin, por kurrsesi në shifra të tilla marramendëse. Në një kohë kur thotë se nuk kam para për të dëmshpërbyer të përmbyturit e Shkodrës, pronarët e tokës dhe nuk u jep para ish të përndjekurve shpenzon miliiona euro.”- deklaroi Shalsi sot në orën 12: 30 në një prononcim për median që u mbajt para selisë së PS-së. Ai paraqiti dhe dokumentet zyrtare që faktonin këtë abuzim, sipas PS.

“Berisha e qeveria duhet të marrin dy leksione. Të parin duhet ta marrin me votë dhe të dytën nga drejtësia”- mbylli fjalën e tij deputeti socialist Eduard Shalsi.
(sg/shqiptarja.com)