PS: Rezervat e naftës në vend, 15 miliardë USD

Nga të dhënat e deklaruara në Kuvend ditët e fundit nga zv.ministri i METE-s Enno Bozdo, u mësua se aktualisht vendi ka rreth 30 milionë ton rezerva nafte nëntokë, që janë të shfytëzueshme aktualisht, me teknologjinë që përdoret nga kompanitë e pranishme në Shqipëri, ndërsa ato pritet të rriten edhe me zhvillimin e teknologjisë. Rezervat e naftës përllogariten zakonisht në raport me mundësitë teknike për nxjerrjen e tyre në sipërfaqe me teknologjinë aktuale. Por ekspertët kanë vlerësuar se vendi ka në total 480 milionë ton rezerva. Ndërkohë, deputeti socialist Arben Ahmetaj ka llogaritur se rezervat shqiptare të naftës vlejnë aktualisht 15 miliardë dollarë me çmimin e tregut. Referuar kësaj vlere, Ekzekutivi po ia lë këtë pasuri kombëtare një privati, me një akt krejtësisht anti-kombëtar, shtoi ai. Ahmetaj akuzoi gjithashtu qeverinë se po shet ndërmarrjen më fitimprurëse në kushte emergjence, gjë që shihet edhe nga nxitimi i mazhorancës për të kaluar me shpejtësi ligjet e paketës së privatizimit të saj në Kuvend. Albpetroli zotëron gjashtë burime nafte, një vendburim gazi, një burim rëre bituminoze dhe infrastrukturën përkatëse për nxjerrjen dhe transportimin e pasurive hidrokarbure. Kompania ende shtetërore ka 3.000 puse nafte, që prodhojnë rreth 135 mijë tonë naftë në vit dhe punëson 4.050 punonjës. Kjo shifër punonjësish është e përafërt me atë të vitit 2005, pasi shumë naftëtarë të shkurtuar për arsye ristrukturimi janë zëvendësuar me të tjerë, kryesisht për arsye politike të partisë në pushtet.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë