Basha i përgjigjet ‘ofertës’ së Ramës: Voto nismat e PD-së! 2 orë fjalim për të thënë ‘nuk kam faj’

Rezolutën e PS anti-korrupsion, Lulzim Basha e ka quajtur një barsaletë dhe fjalimin për 2 orë të kryeministrit Rama një përpjekje për të mbuluar të vërtetën. Nëse do vërtetë ato që thotë, Basha e fton mazhorancën të votojë propozimet e tij për vetting politikës, heqjen e imuniteteve dhe amendamentet e PD për SPAK.

'Ajo që duhet të kalojmë në parlament është vetingu për politikanët kryesorë në vend, rezoluta antikorrupsion e Ramës është qesharake. Nëse ka një grimcë reflektimi nga Rama, ai ua ka borxh shqiptarëve, jo opozitës. Jo vjersha e fjalë pa fund, por duhen konkretizuar nismat, sidomos ajo e vetingut. Kjo është përgjigja e PD. Unë flas për thelbin e çështjes dhe përgjigja e PD flet vetë. Unë nuk hyj në spekullime.'- tha Basha.

Takimin e shefit të qeverisë me të vetët, që kryedemokrati e ndoqi me vëmendje në selinë e PD zyrtare, vetëm pak metra larg Kryesisë së Kuvendit, ku Rama zhvillonte mbledhjen, Basha e quajti:

'Dy orë për të justifikuar gjendjen e qeverisjes. Dy orë për t’i mbushur mendjen shqiptarëve, se pas 11 vite qeverisje ekonomia e tyre, kostoja e jetesës, shanset për punësim të rinisë, rrogat e ulëta, gjendja e mjerueshme e shëndetësisë së premtuar falas dhe përgjysmimi i vendit në këto 11 vite, nuk janë përgjegjësi as e Edi Ramës, as qeverisë së tij. Dy orë për t’i mbushur mendjen vetes dhe atyre që e rrethonin se rradha e gjatë e bashkëpunëtorëve që ndodhen sot në qelitë e SPAK-ut, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion apo nën hetim për vjedhjet qindra milionë euroshe, nuk janë përgjegjësi as e kryeministrit, as e qeverisë.  Nga ajo që çdokush tashmë e di dhe e thotë: peshku qelbet nga koka. Është e pamundur që kjo të jetë qeveria më e korruptuar në këto 34 vite, por kryeministri të jetë dorëjashtë, të jetë i pastër, madje të jetë zemërdhembshur. Dhe të zotohet pas 12 vitesh sërish si para 12 vitesh se do të jetë ai që do të luftojë korrupsionin!'- tha Basha.

Një koment, e dha edhe për nismën përmes së cilës Rama synon t’i heqë nga duart tenderat ministrave.

'Edi Rama shfajësohet duke thënë që denoncimi i tij nuk mund të jetë detyrë kryesore e shtetit. Nuk mund të jetë detyrë kryesore e tij apo e ministrave të tij. Sepse këta nuk paskan të drejtën të ndërynë në procedura për të luftuar korrupsionin. Në fakt e kundërta është e vërtetë, nuk ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin, për ministrat sesa të luftojnë korrupsionin. Nuk ka detyrë më të rëndësishme se të denoncojnë çdo aferë apo çdo dyshim për aferë në institucionet e ligjzbatimit. Kjo është A-ja e politikëbërjes në një shtet normal.'- tha Basha.
 

Si shembujt e korrupsionit në qeverinë Rama, Basha përmendi ish ministrat Tahiri, Krifca e Beqaj.

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 07/05/2024 14:17

    Lulzim Basha,pergjigju ofertes me po ose jo. Nuk je ne pozicion per te vene kushte, fito zgjedhjet qe të aprovosh ligjet qe do. Deri tani njihesh si humbes serial zgjedhjesh dhe nje nga kryesoret e shkaterrimit te PD_s

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë