TIRANE- Në Komisionin e Ligjeve vazhdojnë diskutimet për ndryshimet në Kodin Penal. Opozita kërkon rritjen e minimumit për veprën penale të vrasjes.
Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj kërkoi të respektohet opozita pasi kolegët kanë punuar për orët të tëra për këtë. “Rriteni minimumin e dënimit që i dënuari për vrasje të mos dalë për dy vjet dhe të mos i lësh mundësi abuzimi gjykatës me rryshfete.” - tha Xhafaj.
Nga ana e saj deputetja e PS-së Ermonela kërkoi “Kur vepra penale ka jo më pak se dy rrethanave rënduese, dënimi të bëhet 30 vjet”. Mbledhja është ndërprerë pasi në komision pritet të dëgjohen dhe propozimet e përfaqësuesve të EURALIUS dhe ekipit të Ministrisë së Drejtësisë.
Drafti i ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi lidhur me ndryshimet e Kodit Penal kanë vazhduar edhe dje deri në orët e vona të mbrëmjes. Mësohet se është arritur njëfarë përparimi për disa nene, ku është kërkuar përmirësimi. Ndërkohë që në takimin e paradites shoqata e Avokatëve Penalistë dhe Unioni i gjyqtarëve kundërshtuan ndryshimet në kodin Penal të propozuara nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi për disa vepra penale që kanë të bëjnë me prodhuesit dhe përdoruesit e armëve si dhe të lëndëve narkotike. Kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha tha se rritja e krimit kohët e fundit kërkon një përgjigjie të ashpër, por kjo nuk do të thotë se mund të dënohen njësoj si ata që mbajnë armë pa leje, si ata që kryejnë vrasje. Ndërkohë që nga ana e tij, Sajmir Visha kreu i Shoqatës së avokatëve penalistë e sheh të paplotë paketën ligjore të ministrisë duke kërkuar detajim të draftit në rastet e përdurusve të lëndeve narkoktike si dhe shpërndarësve të këtyre lëndëvë në doza të caktuara. Ata që e kanë për përdorim vetiak nuk mund të kenë dënim të njëjtë më atë që e përdor në sasi të mëdha për ta shitur.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com