PS-së i largohet dhe deputeti
Kadeli, kandidon i pavaru

Pas largimit nga PS të deputetit të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, dje e majta parlamentare do të ketë dhe një tjetër deputet më pak. Ashtu siç përflitej kohët e fundit është larguar dje nga e majta parlamentare edhe deputeti tjetër i PS, Gjovalin Kadeli i qarkut të Lezhës.

Diçka që përflitej prej ditësh është bërë realitet, kur Kadeli bëri me dije se do të kandidojë në këto zgjedhje si i pavarur. Kështu Kadeli i bashkohet Asllan Dogjanit duke u larguar nga Partia Socialiste. Një teori që përflitet është pikërisht fakti se deputeti i PS nuk do të kandidohej më për të marrë një mandat tjetër zgjedhjet e 23 qershorit nga qarku i Lezhës.

Ende nuk konfirmuar arsyeja e saktë. Nuk dihet qëndrimi që do mbajnë ata kur të votohet për qeverinë e re. Kadeli deklaroi se heq dorë nga të gjitha funksionet në PS. Ndërkohë, bashkë me të janë larguar edhe një pjesë e anëtarëve të PS në qytetin e Lezhës.

Nga PS është larguar Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i komunës së Kolshit. Lëvizja vjen në një moment kur kryetari i PS, Edi Rama, shpalli se ka marrë në Lezhë 300 anëtarë të së djathtës në gjirin e PS.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë