Pasi mazhoranca socialiste bashkë me 3 deputetët e Partisë Socialdemokrate rrëzuan në Kuvend me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Komisioni Europian në një reagim për Report Tv tha se "BE-ja mban shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë."

Gjithashtu, në reagim thuhej se "angazhimi për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian."

Reagimi i plotë i Komisionit Europian për Report Tv:

BE-ja mban shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.


Lajmi kryesor:

Vota për Ballukun ‘përplas’ Ramën me ambasadat! Brukseli, Londra e Berlini: Mos të ketë pengesa për SPAK! Kryeministri: Të hetojë i patrazuar