Ndonëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për zgjedhje në Tiranë më datë 9 nëntor, dy forcat kryesore politike në vend, PS dhe PD që për kryeqytetin mbështet me aleatët kandidat të pavarur, do të vijojnë të punojnë me strukturat për të takuar e bindur qytetarët.
Kurdo që të caktohet votimi, partitë synojnë t’i mbajnë strukturat të karikuara. Socialistët, madje duken të bindur se asgjë nuk ka ndryshuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se strukturat e PS në Tiranë po udhëzohen që vazhdojnë punën si normalisht, pasi dekreti nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Në një mesazh që u ka mbërritur strukturave thuhet se nuk ka anulim të zgjedhjeve por vetëm “pezullim të dekretit dhe se vendimi përfundimtar i Gjykatës për Veliajn do merret më 31 tetor.
Deri atëherë, strukturat e PS po udhëzohen që të vijojnë punën dhe të gjitha takimet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet do të zhvillohen.
“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor”, thuhet në mesazhin që u ka mbërritur strukturave të PS.
Megjithatë, pavarësisht vendimit që mund të marrë Kushtetuesja për Veliajn, qoftë edhe me 31 tetor, është e pamundur nga pikëpamja praktike dhe e organizimit që zgjedhjet në Tiranë të mbahen më 9 nëntor. Me vendimin e Kushtetueses, që u botua dhe në Fletoren Zyrtare, KQZ nuk mund të vijojë me përgatitjet për garën e kryeqytetit: as të regjistrojë partitë, as të regjistrojë koalicionet apo kandidatët, as të ngrejë komisionet e votimit, as të përcaktojë QV, as modelin e fletë së votimit dhe as ta printojë.
Komente













PS i duket vetja mbi Gjykaten,e Rames i duket vetja mbi PS E Gjykaten bashke.Per Erionin nuk me vjen keq,por dhe pabesia e Rames nuk honepset.Berisha nuk ja dorezonte drejtesise te vetet edhe kur duheshin dorezuar ne emer te besnikerise,kurse Rama ben sikur i mbron te vetet e pastaj i dorezon me pabesi edhe pse duhen dorezuar.Rama eshte me i pabese.E mbrojti Veline per kaq kohe,ja ruajti postin edhe kur s'duhej,Tirana funksionon normal edhe me zevendesit,gjate fushates elektorale /e harroi/,as e mbrojti,as e permendi,postin ja ruajti,sa fitoi zgjedhjet /u kujtua/ qe bashkia nuk funksionon pa koke dhe kerkoi shkarkimin dhe sejmenet-pyka te PS i shkuan pas avazit dhe e shkarkuan Erionin.Dhe tani qe Gjykata i dha pak oksigjen,Rama me papagallin e vet PS,thone zgjedhjet vazhdojne,vetem jane pezulluar! Se cfare di Rama me shume se ne te tjeret,per Erionin,se perse eshte kaq i ethshem t'a sakrifikoje si kurban e te beje zgjedhjet,se ku fle me te vertete lepuri,koha do t'a tregoje.Por kete une o tungjatjeta e quaj pabesi te paster!
PërgjigjuTA FUTI ERION VELIAJ O RAMA....MBAJE MBRENDA TANI.....
PërgjigjuLigjëro shoku Enver....
Përgjigju