Ashpërsohet gjuha politike me afrimin e zgjedhjeve në Dibër. Partia Socialiste, duke iu referuar një artikulli të Shqiptarja.com, ka deklaruar dje se kandidati i opozitës, Sherefedin Shehu posedon pesë apartamente, ndërsa pretendon se do të zgjidhë hallet e dibranëve. Teksa ka komentuar takimin e demokratëve në Dibër, Partia Socialiste thotë se dallimi mes dy koalicioneve është i qartë.

Sot komuniteti dibran pati mundësinë të bënte dallimin mes takimit dinjitoz të koalicionit qeverisës për prezantimin e Muharrem Ramës dhe mitingut me ulërima të Partisë Demokratike për prezantimin e Sherefedin Shehut. Në të njëjtën sallë, shumica qeverisëse foli për çka është bërë dhe do të bëhet për Dibrën duke nxjerrë në pah vlerat e një qytetari të nderuar si Muharrem Rama; ndërsa Partia Demokratike shau, shpifi, iku pasi ngriti ne qiell një kandidat të ardhur me telekomandë nga SHQUP-i në Dibër, pasi ka vënë në zotërim gjatë jetës së tij në Tirane plot 5 apartamente”, thuhet në deklaratën e PD.

Rruga e Arbrit
Partia Socialiste u është përgjigjur edhe pretendimeve të Lulzim Bashës në Dibrës se Berisha la gati Rrugën e Arbrit kur u largua nga pushteti. “Lulzim Basha ulëriti gjatë për të gjitha të zezat, duke shprehur bindjen se dibranët nuk janë budallenj që të gënjehen me llafe, dhe natyrshëm lind pyetja: Ku mendon Lulzim Basha se do t'i gjejë aq shumë dibranë jobudallenj që gënjehen nga llafet e tij?! Ku do t'i gjejë Lulzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se Partia Demokratike e la gati Rrugën e Arbrit?! Ku do t'i gjejë Lulzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se varfërinë, papunësinë, rrënimin shumëvjeçar në Dibër e solli Edi Rama për tre vjet?! Po aq shumë dibranë që të besojnë se plagët e vjetra të Dibrës do t'i shërojë Partia Demokratike me Sherefedinin, ku do t'i gjejë Lulzim Basha?!”, thuhet në deklaratën e PS.

Plani për Dibrën
Partia Socialiste deklaron se Lulzim Basha nuk ka asgjë të re për Dibrën. “Sidoqoftë Partia Socialiste e falënderon sot Partinë Demokratike për takimin e zhvilluar në të njëjtën sallë, sepse kështu dibranët mund ta bëjnë më lehtë dallimin. Ashtu sikundër Partia Socialiste e falënderon edhe Lulzim Bashën që duke përsëritur fjalimin që ka tre vjet që mban, u dha mundësi dibranëve të kuptojnë se ai nuk ka asgjë të re për Dibrën”, thuhet në deklaratën e PS. Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi në Dibër se nuk do të largohej nga zyra pa bërë Rrugën e Arbrit. “Për sa i takon rrugës së Arbrit, Rama tjetër tha një fjalë shumë të vërtetë, që në 20 e ca vjet, të gjithë e kemi premtuar dhe nuk e kemi bërë. Unë e kam premtuar, por akoma nuk mund të thoni që nuk e kam bërë. Sigurisht, unë kam barrën që të bëj gjërat që dëshirojnë të gjithë partnerët e koalicionit, – kjo është detyra ime dhe unë nuk ankohem për këtë detyrë, sepse e kam marrë me dëshirë dhe vullnet të madh, – por unë po ju them këtu, që unë nuk do të largohem nga zyra e Kryeministrit, pa bërë Rrugën e Arbrit”, ka theksuar Rama.
 
 
Partia Socialiste
“Ku mendon Lulzim Basha se do t'i gjejë aq shumë dibranë jobudallenj që gënjehen nga llafet e tij?! Ku do t'i gjejë Lulzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se Partia Demokratike e la gati Rrugën e Arbrit?!”.
 
Pasuria
Partia Socialiste, duke iu referuar një artikulli të Shqiptarja.com, ka deklaruar dje se kandidati i opozitës, Sherefedin Shehu posedon pesë apartamente, ndërsa pretendon se do të zgjidhë hallet e dibranëve.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)