PS shkarkon Hafizin si sekretare
komisioni, vendos Toçin

PS shkarkon Hafizin si sekretare<br />komisioni, vendos Toçin
TIRANE - Qëndrimet e fundit të Mimoza Hafizit në Komisionin e Medias i kanë kushtuar asaj zëvendësimin në postin e Sekretares së Komisionit. Ajo ka votuar kundër mazhorancës thuajse në të gjitha mbledhjet pas deklarimit publik të largimit të saj nga Partia Socialiste. Por vota e saj kundër nuk ka qenë problematike vetëm në mbledhjet e komisionit si anëtare, por më të rëndësishme kanë qenë pengesat që ajo ka sjellë në mbledhjet e kryesisë së komisionit të medias ku caktohet axhenda dhe plani i punës.

Ajo ka bashkuar votën e saj si sekretare komisioni me kryetarin demokrat Genc Pollo, duke lënë vetëm nënkryetarin Alfred Peza. Në këto kushte, mazhoranca, dhe pse ka shumicën e anëtarëve nuk mund të zhvillonte punë normale në këtë komision për shkak të votës së Hafizit.

Në këto kushte, Partia Socialiste nëpërmjet grupit të saj i ka kërkuar Kuvendit zëvendësimin e sekretarit të Komisionit të Medias, ku në vend të Hafizit, është vendosur deputeti Fatmir Toçi. Ky vendim është miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shqiptarja.com mëson se Hafizit i është kërkuar të lirojë zyrën e saj që mbante për shkak të kësaj detyre, dhe një zyrë e re është përgatitur për deputetin Fatmir Toçi, teksa gjithë godina e Kryesisë së Kuvendit është në rikonstruksion.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social