PS shtrëngon dhëmbët, duhet
të bindë “rebelët” e Parlamentit  

PS shtrëngon dhëmbët, duhet<br />të bindë “rebelët” e Parlamentit  
TIRANE - E marta do të jetë dita në të cilën PS do të ulet në tavolinën e diskutimeve me “rebelet” e parlamentit. Kryeministri Edi Rama pa shijuar plotësisht ndjesinë e të bërit baba, do t’i duhet të mbledhë mazhorancën e tij në javën e fundit dhe më të rëndësishmen për këtë sesion parlamentar. Rreth orës 13:00 kreu i PS, do të mbledhë të gjithë deputetët e tij për të sheshuar hatërmbetjet dhe për të kërkuar votimin e ligjeve me 84 vota si dhe reformën territoriale në seancën parlamentare të 31 korrikut.

Pasi nuk mundi dot t’i bindë në seancën plenare të ditës së enjte, Rama do të kërkojë shpjegime për mungesën në votim për deputetët Tom Doshi, Pjerin Ndreu, Armando Prenga e Parid Cara. Mbledhja që pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, pritet të ketë përplasje të forta mes lidershipit të majtë. Disa prej deputetëve që munguan të enjten në parlament i kanë shfaqur hapur pakënaqësitë për mënyrën se si po trajtohen nga kreu i mazhorancës. Deputeti Pjerin Ndreu në një reagim dy ditë më parë, shprehur hapur mendimin e tij se brenda kampit rozë ka diferencime sa i takon deputetëve, duke krijuar jo vetëm pakënaqësi personale por edhe elektorale. Pritet të shihet qëndrimi që do të mbajë deputeti Tom Doshi, pas “shakasë së ditëlindjes” me të cilën arsyetoi mungesën në votimin e së enjtes. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Zjarri në fabrikën e këpucëve në Zhejë, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike

Kurbin/ Zjarri në fabrikën e këpucëve në Zhejë, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike