
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste për mos përjashtimin e Ornaldo Rakipit nga grupi i PS pas babai i tij Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Sipas Alibeajt, kjo tregon që Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’ pasi ata e ndihmojnë të mbajnë karrigen e kryeministrit.
“Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve. E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit. Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit. Me avokatinë e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve. Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur”, shkruan Alibeaj.
Lajmi kryesor:
PS s’përjashtoi Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’! Basha: Sot shqiptarët e ndërkombëtarët e kuptuan kush do politikanë të lidhur nga krimi
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.5%
-
Pak
80.6%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘S’keni bërë punë të mirë për Groenlandën’, Danimarka i përgjigjet JD Vance: Nuk është mënyra e duhur për t’iu drejtuar një aleati të SHBA
29 Mars, 21:39
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36
-
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
29 Mars, 20:07
-
Pas tërheqjes së SHBA, OBSH propozon pushime nga puna dhe shkurtime buxhetore
29 Mars, 19:08
-
Pse ka rëndësi njohja e Kosovës nga Kenia?
29 Mars, 19:06
-
U padit për plagjaturë në hitin 'Levitating'/ Dua Lipa fiton çështjen e së drejtës së autorit, gjykata hedh poshtë akuzat
29 Mars, 18:51
-
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe
29 Mars, 18:25
-
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit
29 Mars, 18:09
-
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’
29 Mars, 18:08
-
Ambasada amerikane paralajmëron prerazi: Kush mashtron për të marrë vizë, punon pa lejen përkatëse ose qëndron në SHBA pas skadimit të saj, mund të dënohet me burg
29 Mars, 18:00
-
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
29 Mars, 17:54
-
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite
29 Mars, 17:53