TIRANË - Mbledhja e grupit të Partisë Socialiste ka miratuar pa debate gjatë kësaj të premte të gjithë emrat e propozuar nga kryesia për kryetar dhe nënkryetar të komisioneve parlamentare.

Po ashtu, kjo mbledhje ka shërbyer për të miratuar edhe emrat për nënkryetarët, si dhe dhe për sekretarin e grupit parlamentar.

Taulant Balla do të mbajë postin e nënkryetarit të grupit, ndërsa Musa Ulqini do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)