PS:Të mbyllen portalet anonime për
fushatë,jo propagandë me çakmakë

PS:Të mbyllen portalet anonime për<br />fushatë,jo propagandë me çakmakë
Të gjitha portalet elektronike që nuk janë të regjistruara dhe nuk njihen nga bordi i monitorimit të mediave, nuk do lejohen të bëjnë fushatë elektorale.
 
Ato do të mbyllen nga shteti nëse bëjnë propagandë elektorale gjatë 1 mujorëshit të fushatës.

Ky është një ndër propozimet e Partisë Socialiste dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore , në një tentativë për të disiplinuar portalet të cilat fshihen pas anonimatit, jo rrallë duke abuzuar.

“Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pakontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektorinike të paregjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”, thuhet në nenin 10 të amendamenteve të dorëzuara nga bashkëkryetari i komisionit të reformës Taulant Balla. Sipas këtyre ndryshimeve që pritet të shqyrtohen në ditët në vijim, drejtuesi lokal cakton 3 muaj para zgjedhjeve vendet ku do afishohen posterat elektoralë.
 
Hapësira për secilin subjekt varet nga votat që ka marrë në zgjedhjet e kaluara. Posterat elektoralë nuk duhet të jenë më të mëdhenj se 50 me 50 cm, ndërsa flamujt nuk duhet ët vendosen më larg se 10 metra nga zyrat e partive.
 
Ndalohet gjithashtu stampimi i imazhit kandidatëve ose partive te shkrepëset. 

“Ndalohet prodhimi dhe shpërndarja e shkrepësve, çakmakëve , apo mjeteve të ngjashme ndezëse për propagandë elektorale”, thuhet në nenin 11 ku saktësohen cilat janë materialet propagandistike të ndaluara. 

portalet online mbyllja
portalet online mbyllja


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai