PS tërhiqet nga ligji i medias
Peza: Amendamenti  cënon lirinë

PS tërhiqet nga ligji i medias<br />Peza: Amendamenti  cënon lirinë
Maxhoranca parlamentare tërhiqet nga amendamenti i deputetit  Taulant Balla për heqjen e nenit 62 në ligjin e medias,  i cili  fikson përqindjen e pronësisë  për çdo kanal televiziv. Nënkryetari Alfred Peza tha se pas korrespondencës së realizuar me institucionet Ndërkombëtare që ndjekin këtë çështje,është rënë dakort që ky propozim të tërhiqet për shkak se cënon lirinë e medias në vend.

"Nisur nga këto 3 qëndrime totalisht kundër propozimit të bërë nga ana e përfaqësuesit tonë në parlament ne lidhje me nenin 62, vendosëm që të aprovojmë dhe të jemi në sinkron me qëndrimin e institucionet ndërkombëtare në lidhje më këtë çështje"-tha Peza

Ndërsa më herët komisisoni kishte përcaktuar që për këtë nismë të thërriste në seancë dëgjimore të gjitha grupet e  interesit, deputetët  e opozitës në komisision kërkuan përgjigje për këtë situate. Në këto kushte komisioni me votat e maxhorancës vendosi të anullojë seancat dëgjimore.

 "Ne nuk mund të jemi vegël e pasioneve dhe dëshirave të X apo Y si komision që sot bëjmë një gjë tjetër, nesër bëjmë një gjë tjetër sepse ju keni votën. Ju keni votuar që të thërrisni grupët e interesit, e keni bërë me votë"- tha Boçi

"Fakti që jemi në një realitet krejt të ri, në një pozicion krejt të ri në raport me draftin e anullon gjithë pjesën tjetër të procedurës"- shtoi Peza

Para disa muajsh nënkryetari I grupit parlamentar socialist  taulant balla iu drejtua kuvendit me një amendim  në ligjin për median. Ai  kërkoi të hiqet  neni 62, përmes të cilit  garantohet konkurrenca ne treg e mediave. Në pikën 12 të këtij neni parashikohet rregullimi i  pronësisë në transmetimet audio dhe audiovizive tokësore, duke përcaktuar normën e përfitimit të reklamave.

Ky propozim u kundërshtua ashpër nga opozita ndërsa komisisoni medias iu drjetua be, ke dhe osbe për mednim për këtë cështje, përgjigja e të cilëve konkludohej me kundërshtimin e  këtij amendimi.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00