Nënkryetari Toni Gogu ka reaguar sërish mbi bojkotin e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor të 25 prillit. Sipas Gogut, kryetari Alibeaj, ka injoruar të drejtën e socialistëve për të paraqitur propozimet e rregullores që pritej të miratohej në mbledhjen e Komisionit. Gogu thotë se maxhoranca është e gatshme që të marrë pjesë në mbledhje në çdo moment, por sipas tij, vetëm nëse respektohet rregullorja e Kuvendit.
“Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1 , 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posaçme të nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit. Pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, u detyruam të kërkonim pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. Ne mbetemi vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.
Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të funksionit të tij të hetimit e për ta kthyer në ‘foltor’ nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht . Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit”, shprehet Gogu.
Lajmi kryesor:
Komisioni Hetimor për '25 prillin' sërish pa konsensus për miratimin e rregullores, PS braktis mbledhjen! PD: Doni apo nuk doni Rama do të thirret! Gogu: Po mbani peng komisionin
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20