Opozita në Komisionin e Sigurisë hodhi dyshime të forta se agjencitë e inteligjencës po përdoren për të manipuluar zgjedhjet e 23 qershorit. Nënkryetari i komisionit, Ilir Gjoni kërkoi thirrjen në seancë urgjente të shefit të SHISH dhe te agjencisë pranë Ministrisë se Mbrojtjes. "Nuk e kuptoj ministrin e Brendshëm se ditën që ndërroi jetë komisari i Burrelit të deklaroj se Shqipëria është vedi më i sigurt. Ju qofshi sesi e pranoni. Një prej kolegëve tanë u bë 4 vjet që ka humbur jetën. Duhet të kishim ngritur nënkomisionin për mbikqyrjen e institucioneve. Kemi fakte që këto institucione po përdoren për fushatë", tha Gjoni. Gjithashtu socialisti Piro Lutaj denoncoi përdorimin e mjeteve ushtarake ne komunat e drejtuara nga demokratët, për të ndikuar në fushatën elektorale. Komisioni i Sigurisë ka parashikuar seancë dëgjimore për situatën e rendit në vend, në 5 shkurt me ministrin Flamur Noka. Të majtët thanë se krimi po mbizotëron kudo. Por opozita ka vënë alarmin edhe për situatën e furnizimit me energji, e cila sipas PS, është e gjitha në duart e kompanive serbe.

DEBATE NE KOMISIONIN E SIGURISE
Qefalia: Cila ka qenë indicia që është bërë një marrvëeshje e tillë me Kosovën dhe a keni statistika për personat që do ekstradohen, të cilët vuajnë dënimin në Kosovë dhe anasjelltas.
Ministria e Mbrojtjes: Fatëkeqësisht ne nuk kemi statistika për numrin e të dënuarve në Kosovë.
Isaraj: Pse këto dy marrëvëshje janë bërë në dy gjyhë në shqip dhe në serbisht?
Ministria e Brendshme: Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Kosovë. Është kërkuar nga pala kosovare që marrëvesja të hartohet në të dy gjuhët.
Gjoni: Situata e rendidt dhe sgurisë është katastrofike. Nuk e kuptoj ministrin e Brendshëm se ditën që ndërroi jetë komisari i Burrelit të deklarojë se "Shqipëria është vedi më i sigurt". Ju qofshi sesi e pranoni. Në aspektin human është e papranueshme. Ne nuk mund të pranojmë deklaratat sikur këtu është Zvicër, Gjermani e ku ndërkohë që kronikat e zeza të mediave janë të mbushura me lajme nga më të hidhurat përsa i përket sigurisë. Kemi kërkuar minsitrin e Ekonomisë për të na raportuar për Alpetrolin,por mbi politikat energjitike në vend. Duhet të kishim ngritur nënkomisionin për mbikqyrjne e institucioneve. Kemi fakte që këto institucione po përdoren për fushatë. Një nga problemet e tjera është dhe emërimi i njerëzve në funksione të rëndësishme shtetërore. Si mund të shpjegohen sot purgjet që po bën dhe po ndjek drejtori i ri i SHISH, jo më larg se tre ditë më parë ai ka shkarkuar nga detyra 24 vetë, pa përmendur rastet e mëparshme. Çështje më e keqja, po rikthehen në detyrë disa figura që kanë qenë të implikuara në ngjarjet e '97.
Demi: Institucionet e sigurisë të vendit tonë po punojnë jo për të dëmtuar zgjedhjet, por për të garantuar zgjedhje sipas standardeve Europiane. Prandaj zoti Gjoni shqetësimet e juaja politike mendoj mos i ngrini këtu për fushatë, por kur të bëni fushtë elektorale.
Lutaj: Po them që institucionet e sigurisë po i vendosni në funksion të fushatës elektorale dhe mos të të vij keq se po ta them që mjete të ushtrisë shqiptare po vihen në dispozicion të komunave dhe qarqeve që administron PD-ja.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 25 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)