PS zgjedh këngën e fushatës
"This One's For You Albania"

PS zgjedh këngën e fushatës<br />
Partia Socialiste ka zgjedhur këngën që do ta shoqërojë gjatë fushatës së zgjedhjeve të 18 qershorit.

"David Guetta ft. Zara Larsson-This One's For You Albania", është kënga e përzgjedhur mes 1797 propozimeve.

Është vetë Rma që përmes një postimi në Facebook ka njoftuar mbi këngën fituese, ndërsa u shpreh se shorti për ndarjen e çmimeve do te zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj.

"Mirëmëngjes dhe ju uroj një të djelë të qetë me këngën që mes 1797 propozimeve është përzgjedhur të na shoqërojë në rrugën drejt 18 qershorit të Fitores 2017.
 
Shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge fantastike do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, që do te zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj"
, ka shkruar kryeministri në Facebook.

albania

"This One's For You", është titulli i këngës zyrtare që UEFA kishte në Kampionatin Europian të Futbollit në vitin 2016, ndërsa "This One's For You Albania" ishte versioni i përshtatur për Shqipërinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën