Anëtarët e Partisë Social Demokrate (PSD) në Fier kanë akuzuar liderin e tyre Skënder Gjinushin për shkak se ka manipuluar dokumentacionin e partisë në lidhje me emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie dhe për këshilltarë. Deklarata erdhi nga Ymer Goga, kreu i partisë Social Demokrate të Fierit. Akuza për Skënder Gjinushin vijnë edhe nga kryetar i PSD së komunës Frakull, Flamur Hoxha. Gjatë mbledhjes së PSD-së së Fierit u vendos të mbeshtetet kandidati i PS për bashkinë e Fierit Armando Subashi, ndërsa për Këshilln bashkiak anëtarët e listës së PSD-së.