TIRANE-Kreu i PSD Skënder Gjinushi është shprehur me tone të ashpra në lidhje me një koalicion të mundshëm me LSI-në. Në një intevistë për gazetën "Shqiptarja.com" kryetari i PSD, Skënder Gjinushi ka deklaruar se Meta është një i dërguar i Berishës te e majta për të marrë votat dhe për të qeverisur sërish me Berishën.

"Një LSI që "shkëputet" nga qeveria, pasi bie ajo de fakto është vetëm një taktikë e Berishës e Metës se si të marrin disa vota të majta"- thotë Gjinushi.

Duke folur pë zgjedhjet e 2013 kreu i PSD-së thotë se garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë kryeministër është e ulët. “Berisha s'garanton zgjedhje të lira dhe këtë e ka pranuar dhe ambasadori i OSBE, Wollfarth”.

Intervistën e plotë dhënë gazetarit Jakin Marena e lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com  Lexoni Intervisten e plote

(sg/shqiptarja.com)