Pse amerikanët votojnë
të martën dhe në nëntor?

Pse amerikanët votojnë<br />të martën dhe në nëntor?
Amerikanët në ndryshim nga pjesa më e madhe e botës votojnë të martën dhe në nëntor, por pse ndodh kjo?

Sigurisht që arsyeja e një tradite të tillë duhet kërkuar larg në kohë, pasi nuk është një vendim i marrë në periudhën modene.

Në vitin 1854 e marta e parë e nëntorit u vendos si data e përhershme për zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Për të kuptuar përzgjedhjen e kësaj dite ju duhet të kuptoni shekullin e 19 në Amerikë.

Pjesa më e madhe e amerikanëve në atë kohë ishin fermerë, të krishterë të devotshëm dhe kishin nevojë për kohë që të udhëtonin ndërsa rrugët nuk ishin të shtruara dhe qendrat e votimit nuk ishin aq të përhapura sa sot. E diela përjashtohej sepse ata duhet të shkonin në kishë kurse makinat nuk ishin edne një opsion për të udhëtuar.

Pse nëntor? Fermerët në pranverë kishin sezonin e mbjelljes, në verë dhe muajt e parë të vjeshtës duhet të kujdeseshin për të korrat ndërsa deri në nëntor punët thuajse ishin mbaruar. Gjithashtu moti ende i butë i lejonte që të mund të udhëtonin në rrugët e pashtruara në qendrat e largëta të votimit.

Ndërsa e marta e parë e nëntorit është zgjedhur për tre arsye: politike, fetare dhe biznesi. 1 nëntori është ditë e shenjtë për të gjithë të krishterët, në këtë ditë shumica e tregtarëve kishin zakon të benin bilancet mujore. Ndërsa Anëtarët e Kongesit ishin të shqetësuar se suksesi ekonomik apo dështimi i muajit të shkuar mund të kishte një influencë të tepruar në votë.

Ndërsa një tjetër nga arsyet se përse votohet të martën është rëndësia që amerikanët i japin votës. Për ta vota është një detyre njëlloj si puna ndaj nuk duhet menduar thjeshtë si një veprim që i lihet në dorë një dite pushimi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rebelët ‘gjueti’ emigrantësh në Angli! Sulmohen hotelet e azilkërkuesve, xhamitë e dyqane

Rebelët ‘gjueti’ emigrantësh në Angli! Sulmohen hotelet e azilkërkuesve, xhamitë e dyqane