Pse Basha, nuk e do demokracinë, veçanërisht atë amerikane…

Pse Basha, nuk e do demokracinë, veçanërisht atë amerikane…

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu aktual (i Republikës së Re)i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nisur nga veprimet dhe vendimet politike që ndërrmer,duket se nuk e do fare demokracinë  aq më tepër atë amerikane. Refuzimi i dorëheqjes, refuzimi i bashkëpunimit me rivalët e tij brënda partisë, mbyllja e derës për zërat kundër, veprime flagrante që arrijnë deri tek fshirja e emrit të Bujar Nishanit nga regjistrat e PD, tregojnë miopi politike. Vizioni i tij arrin deri në Beograd apo Moskë, dhe jo përtej Atlantikut.

Basha ka ngelur pa vizë amerikane dhe ai nuk udhëton dot përtej oqeanit. SHBA i kishte hequr vizën Lulzim Bashës por zërat pranë tij duke u përpoqën ta mohojnë. Në atë kohë u tha se “Basha do udhëtonte në SHBA”, por gjithçka doli se ishte thashethem.Kur dogji mandatet dhe faktori ndërkombëtar e kritikoi ashpër, Lulzimi deklaroi se “nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD-në, nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane, duke veçuar ish-Presidentin Lincoln.

Në 8 vitet e “mbretërimit” të tij si kryetar i PD-së, Basha nuk ka arritur të frymëzojë qytetarët pertej strukturave, që të marrin pjesë në votimin e fundit te 25 Prillit, pikerisht sepse ka treguar në mënyrë koherente disa herë se “nuk beson tek demokracia dhe se ky nuk është interesi i tij”. Eshtë fakt, se nuk ka ai, nuk e ka hapur partinë  në 8 vite në opozitë. Kritikët e Lulzim Bashës që ishin në pritje të një dorëheqje të tij si kryetar i PD-së, pasi nuk mundi ta sillte atë në pushtet as në këto zgjedhje, mbetën të zhgënjyer. Me drejtuesit politik të PD në qarqe përkrah dhjetëra mbështetësve që i kanë mbetur PD-së, Lulzim Basha  shprehet se “për ne, beteja sapo ka filluar,ai që mendon se do të dorëzohemi, gabon rëndë”.

E gjithë historia politike e Bashës si kryetar partie, është një akrobaci e shëmtuar. Këtë ka bërë ai me KOP-in, kur ishte ministër, kur u padit për Rrugën e Kombit, kur u padit për 21 Janarin, këtë bëri kur nxorri njerëzit nga “çadra e lirisë”, vazhdoi ta bëjë akrobacinë kur mori  postin e kryetarit në partinë e dhjetoristëve të ‘90, me të cilët nuk kishte asnjë lidhje. Lulzim Basha, në fakt është thjesht një ozurpator majtist, një marksist i thekur. Ai nuk njeh norma statutore, nuk njeh demokracinë perëndimore, nuk njeh humbjen, dhe abuzon me fitoren dhe pushtetin.

Mjafton tu referohesh fakteve kur ka qenë në poste të rëndësishme, të bindesh sa karrierist  hakmarrës dhe provincial është. Ai duhej të ishte i pari që të dorëhiqej, i pari që duhej ti uronte Edi Ramës fitoren, duhej të ishte i pari që duhej të dënonte Ilir Metën në fushatën e tij denigruese dhe diversioniste që bënte para 25 Prillit, për tu treguar shqiptarëve sa vlente ai si politikan. Por nuk e bëri. Dhe nuk ka ndërmend ta bëjë as me Sali Berishën, pasi ai nuk del  dot nga “vatha” ku është futur. Lulzim Basha kurrë nuk është parë nga SHBA si partner serioz, si bashkëpunëtor i besueshëm, dhe si politikan vizionar.

Ai është konsideruar nga ata si “bixhuk i Berishës” dhe pengues i reformave demokratizuese në Shqipëri, kryesisht i reformave në sistemin e drejtësisë. Lulzim Basha, as nuk e njeh, dhe as nuk e do demokracinë, aq më tepër atë  amerikane. Ai ka prirje majtiste rradikale, ndërkohë që në krye të asaj partie, është tranzitor deri në momentin kur Berishës nuk do ti duhet më.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu