Nuk di sa është përfundimtare që drejtuesit e zonave që janë bërë publik sot nga opozita, do të jenë anëtarë të listës në Tiranë. Dyshimi im është se kjo nuk është një listë përfundimtare, por një skemë për të pritur formimin e koalicionit. Nëse është vërtet përfundimtare, atëhere Partia Demokratike mund ta mbaj shënim këtë, si listën më të dobët të historisë së saj, me personazhe të dorës së tret dhe të konsumuar si të tillë.
Edhe pse është paradoksale ta thuash, nga pikpamja organziative më i miri i gjithë listës është Flamur Noka dhe nuk e lavdërojmë se e kemi personazh në gazetës, por se në raport me ata të tjerët është më i aftë.
E vetmja prurje e re politike e listës, është Belind Këlliçi kryetari i Forumit Rinor, i cili ka sens të vihet ne provë për shkak të pozicionit të lart politik që ka. Por fjala vjen nuk e di çfarë gjë të re mund të sjell Aldo Bumçi, i cili që kur ka hyrë më 2005, dukej sikur ishte bërë pishman që kish hyrë në politikë, kurse më 2021, duket sikur përton të dal se ska ça bën në shtëpi.
Nga ana tjetër degdisja e Grida Dumës në zonën Rrogozhinë Kavajë, një zonë rurale krejt jasht profilit të saj filozofik dhe meditues të kohëve të fundit, ja kufizon asaj aftësitë shprehëse dhe komunikuese me elektoratin, duke ja çuar dëm gjithë investimin intelektual.
Albana Vokshin po ashtu e ka sjell si detyrim statutor meqë është Kryetare e Forumit të Grave, dhe që siç është në traditë në PD, është dhe figura më e urryer nga gratë e PD. Por ndoshta bën punë tek burrat.
Agron Shehaj dhe Alfred Rushaj janë dy biznesmenë seriozë, dhe mund të ndihmojnë fushatën me pare. Duket që janë kontigjenti i Kunatit, tek zgjedhjet e të cilit nuk dyshoj po ishte për punë lekësh.
Kjo listë do të ketë natyrisht dy emra të rëndësishëm në krye, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën që do mbushin pjesën politike të saj. Por ata janë të identifikuar si figura për gjithë listën kombëtare.
I vetmi shpjegim është nëse Lulzim Basha pret ende Ilir Metën për një listë të përbashkët dhe e ka mbush listën me personazhe rezervë të dorës tretë, pësi nëse bëhet lista e përbashkët deri tek numri 16 nuk i bie as gjysmës së këtyre rradha të jenë në listë. Po të shtojmë se brenda listës do ketë vend deri numuri 10 për Shehin, Mediun e Idrizin, shanset zvogelohen.
Kjo bën sens që Basha ta ketë si provokim këtë listën, për ti thënë Metës dhe aleatëve, ose uluni, ose nisa fushatën. Nëse ata ulen, Basha këta i sposton më kollaj, se nuk bëjnë rezistencë. Problemi është, se kur mendoj çfarë fati qyl ka Aldo, mund ti mbeten në derë.
Flamur Magjar Noka me i miri...
Përgjigju