Pse Belind Këlliçi s’foli për Arben Dervishin në Komision Hetimor për inceneratorët?

Pse Belind Këlliçi s’foli për Arben Dervishin në Komision Hetimor për inceneratorët?

Arben Dervishi dhe Belind Këlliçi

Belind Këlliçi doli sot në një konferencë për shtyp dhe akuzoi, pa asnjë fakt ose provë, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për lidhje me Arben Dervishin, supervizorin e landfillit të Sharrës, i cili u kontraktua nga kompania koncensionare për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e projektit. Por, me sa duket, Këlliçi ose nuk e mban mend se ka qenë pjesë e një komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët, kur dëgjoi me veshët e tij se ç’mendon Veliaj për Arben Dervishin, njeriun e besuar të Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, ose për fat të keq edhe sot lexoi dhe recitoi si një papagall, atë që në fakt i ka vënë në gojë Sali Berisha.

Gjatë atij komisioni hetimor, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishi, nuk u thirr kurrë të dëshmonte, edhe pse kryebashkiaku Veliaj i kërkoi disa herë kryetares së komisionit hetimor, Jorida Tabaku, dhe deputetit të PD Belind Këlliçi, që Dervishi të thirrej për të dëshmuar, si gjithë të tjerët, në cilësinë e supervizorit të projektit.

Arsyeja pse as Tabaku dhe as Këlliçi nuk e thirrën Dervishin të dëshmojë para komisionit nuk dihet, por sot ky veprim i tyre ngre disa pikëpyetje të tjera. Ndërkohë, në atë komision Veliaj ka kërkuar që Arben Dervishi të dëshmojë si person me detyrën e supervizorit të punimeve dhe të mos bridhte qytet më qytet për të vjedhur votat e FSHF për llogari të Armando Dukës.

“Çdo punë publike ka një supervizor. Supervizori i kësaj pune publike quhet Arben Dervishi. Është ky i FSHF-së, që vjedh zgjedhjet në Gjirokastër. Shyqyr zgjedhjet u pezulluan. Unë nuk jam tekniku i lavatriçes, që të merrem me bullona e furrnalta. Unë jam kryetari i Bashkisë. Kam një detyrim që ta çoj mbeturinën deri te dera, të peshohet, ndërkohë që ai po merr pa fund para, por ju s’flisni. Pse s’flisni për Ben Dervishin e Armando Dukës? Sepse ky njeri është supervizori. Tani që gara për FSHF-në është pezulluar, ka kohë të përgjigjet edhe për këtë. Paguhet sa frëngu pulën, të japë llogari ku shkojnë lekët e supervizorit. Të vijë këtu si burrat e të mos shkojë koteceve, të vjedhë votat e FSHF", ka thënë Veliaj në mbledhjen e komisionit në fjalë.

Pyetja që lind është: Pse s’foli Belind Këlliçi në Komisionin Hetimor për Arben Dervishin e Dukës?/ TEMA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta Rras Lala: 15/07/2022 17:47

    Po çfar rëndësie ka se si e ka emrin Kriçi belind si belindi si Edi palla jan njësoi vetëm e vjedhin ktë popull e bëjn ham, ham , ham e tralala zura një gal kush e ha populli. Pra ty të vjen keq që i është ndëruar emri kriçit. O Zot ça populli vazhdoni bëni tifozllik për hajdutët e të dy krave.

    Përgjigju
  • Bejtexhiu: 15/07/2022 16:02

    ......ja pa një herë dhia deles

    Përgjigju
  • Belind: 15/07/2022 15:20

    O kasem po se ka blendi mor burre ! E ka belind ! Pse jeni kaq te shitur e te pguar qe medeomos duhet te beni komente!

    Përgjigju
  • Ma ha mutin: 15/07/2022 15:06

    U komentua u komentua e ha 1 mut të madh o pallosh kok bosh.

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 15/07/2022 15:05

    Po Blendi Këriçit si intereson drejtësia i intereson karikja. Ai mendon se duke gënjyer pa fund e duke mashtruar populli do besoi diçka. Që Kërriçi Blendi të bohet ministër i punve të kota që Blendi ha karrota atje ku s'thuhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv