Pse Berisha nuk ngushëlloi dje vdekjen e Xhelal Bashës, por çoi nga varri Beqir Ballukun?

Pse Berisha nuk ngushëlloi dje vdekjen e Xhelal Bashës, por çoi nga varri Beqir Ballukun?

Sali Berisha

Dje Sali Berisha nga foltorja e Kamzës u morr me një të vdekur!

Sipas protokollit zyrtar, i vdekuri i fundit ishte Xhelal Basha (Babi i Lulzim Bashës), por ai heshti.

Po pse Berisha dje nuk përmendi asnjë fjalë për Xhelal Bashën dhe u morr me Beqir Ballukun:

– sepse Berisha s’ka ruajtur asnjë traditë nga Malësia e Gjakovës dhe kodet etike të burrave të asaj treve. Ai çoi nga varri Beqir Ballukun, që të shmangte ngushëllimin për Lulzim Kopukun.

– sepse ndryshe nga Beqir Balluku i cili ishte politikani më popullor i Tironës dhe i kohës së komunizmit, Berisha ishte një servil dhe ushtar i vogël i atij regjimi.

– sepse socialistët ruajnë brez pas brezi gjeneratat e majta, qofshinin nipat e Rita Markos, mbesat e Beqir Ballukut, Llambi Gegpriftit, Gogo Nushit apo Mehmet Shehut. Ndërsa demokratët nën mentalitetin e Sali Berishës kanë shkatërruar gjithë gjeneratat dhe brezat e së djathtës dhe askush nuk gjen më vlerën dhe mbrojtjen ideologjike familjare tek ajo parti.

– sepse Belinda ndryshe nga Lulzimi është mbesa dhe gjaku i një gjyshi të burgosur politik dhe të pushkatuar në tunelet e Tiranës nga diktatura komuniste

– sepse Berisha është i kompleksuar nga ata që rrjedhin nga një gen politik dhe qytetar, duke e kuptuar ndryshimin mes derës Beqirit, krahasuar me derën e të ndjerit Xhelal Basha apo Ram Berisha.

– sepse Berisha kur të shpall luftë të injoron edhe xhenazen, dhe për këtë arsye dje i duhej të shmangte një fjalë ngushëllimi për babin e Lulzim kopukut dhe u morr me gjyshin e Belinda Ballukut.

– sepse dje në Kamëz e cila është qyteza simbol e “Tokës Xanun”, ku toka i takon atij që e pushton sipas ‘Ligjit Berisha’, i duhet të sulmonte Be-Lindën njeriun politik që sot është përfshirë në çlirimin e trojeve të pushtuara.

– sepse Lulzimi dhe babi i tij nuk janë më në listën e Saliut, por mbesa e Beqir Ballukut i prish planet nëse zë vendin e Ilir Metës si e para presidente femër në Shqipëri.

Heshtja për vdekjen e Xhelal Bashës dhe tundja e kockave të Beqir Ballukut, pasqyron qartë amoralitetin dhe mungesën e karakterit të Sali Berishës. Ndryshe nga Edi Rama që ka mbledhur nipa dhe stërnipa të gjeneratave të majta, Berisha as për vdekje nuk i ngushëllon ata që bashkëpunoi tre dekada.

Berishës po i shkele në kallo të trajton brez pas brezi si kufomë politike, prandaj dje në ditën e xhenazes së Xhelalit i trajtoi babë dhe bir si të vdekur.

Dje Berisha duke sulmuar genin e Belindës dhe duke injoruar ADN e Lulzimit, s’bëri gjë tjetër, por thjesht u kthye në origjinën e tij.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin