Pse dështojnë shumica e dëbimeve nga Gjermania?

Pse dështojnë shumica e dëbimeve nga Gjermania?

Të ashtuquajturat dëbime në një vend tjetër europian, sipas Marrëveshjes së Dublinit, rrallë nuk kryhen për shkak të personave të prekur. Nga 22.019 dëbime që nuk janë arritur të kryhen dot në gjysmën e parë të këtij viti, 7.900 nuk u kryen për shkak të vendit anëtar të BE ku duhej të kthehej personi.

Këto të dhëna dalin nga një përgjigje e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhënë pyetësorit parlamentar të deputetes së partisë E Majta, Carla Bünger, bën të ditur shërbimi evangjelist, epd. Në 3.044 raste dëbimet kanë dështuar për shkak të zyrave për të huajt. Në vend të tretë renditen personat e prekur, në 235 raste dëbimet nuk janë kryer, sepse personat në fjalë “janë fshehur”. Në po kaq raste gati, 2236 jepen si arsye për mosrealizimin e dëbimit “çështje organizative”.

Si shkaqe të tjera për mosdëbimin renditen edhe procedura gjyqësore në vazhdim, fakti që personi nuk është gjetur në lokacion, mungesa e lidhjeve të fluturimit, azili kishtar apo pamundësia për të udhëtuar. Në 98 raste dëbimi nuk është kryer për shkaqe rebelimi.

Çfarë parashikon Marrëveshja e Dublinit

Pas atentatit me motivim islamist në Solingen me tre viktima, dëbimet në bazë të rregullores së Dublinit janë vënë në fokus të politikës. Autori i dyshuar për atentatin do duhej të ishte kthyer në Bullgari. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se do të krijojë një “task-forcë” mes federatës dhe landeve për dëbimet. Qeveria e koalicionit me një sërë ndryshimesh ligjore ka zgjeruar mundësitë e dëbimit. Por zbatimi i tyre mund të bëhet vetëm nga komunat dhe landet.

Sipas Marrëveshjes së Dublinit, për një person që kërkon azil përgjegjës është shteti europian, në të cilin ky person ka shkelur tokën europiane. Nëse ai udhëton në një vend tjetër, ai mund të kthehet aty, në vendin e parë. Për këtë pas miratimit të vendit përkatës ka një afat të dëbimit prej gjashtë muajsh. Nëse ky afat skadon, automatikisht për personin është përgjegjës shteti tjetër.

Nga përgjigja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin del se në debatin aktual për dëbimet bëhet fjalë për shumë më pak njerëz se sa flitet. Në fund të qershorit kanë qenë të regjistruar 24,872 vetë për të cilët është përgjegjes në bazë të Dublinit një shtet tjetër, por vetëm, 6.840 syresh ishin zyrtarisht “të detyruar për largim”. Nuk shpjegohet pse tek rastet e tjera, nuk ka ekzistuar zyrtarisht detyrimi. Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë kthyer në një shtet tjetër të BE 3043 vetë.

Deputetja e majtë, Bünger i ka kritikuar planet për heqjen e mbështetjes sociale për personat, kërkesa e të cilëve për azil do duhet të trajtohet nga një vend tjetër i BE. “Debati për migracionin ka dalë plotësisht nga kontrolli”, tha ajo dhe akuzoi qeverinë se do t’i lerë “të uritur” refugjatët që t’i detyrojë të largohen nga Gjermania. Sipas saj, “Dublini nuk funksionon”, dhe kjo “nuk është asgjë e re”.

Vitin e kaluar, Gjermania iu drejtua me kërkesë për kthim në vendin e BE sipas marrëveshjes së Dublinit Kroacisë, Greqisë, Italisë dhe Bullgarisë./dw

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja