Pse disa njerëz kanë gjithmonë ftohtë? Ja disa nga arsyet

Pse disa njerëz kanë gjithmonë ftohtë? Ja disa nga arsyet

Për temperaturë më të ulët trupore janë disa arsye të caktuara shëndetësore. Cilat janë arsyet kryesore pse ndoshta me gjithë një stinë jo edhe aq të ftohtë, ju kurrsesi nuk mund ta ndieni të ngrohtët dhe kurrsesi të dilni nga shtëpia pa disa shtresa të rrobave të trasha?

Gjëndrat tiroide të ngadalësuara
Hormonet e gjëndrave tiroide shtojnë shpenzimin e oksigjenit dhe krijimin e ngrohtësisë, mungesa e hormoneve në gjak ngadalëson metabolizmin bazë për rreth 40 për qind. Prandaj, nëse gjëndrat tiroide punojnë ngadalë, ju mund të keni më ftohtë sesa njerëzit e tjerë përreth jush, transmeton Telegrafi.

Ju mungon hekuri
Hekuri është i domosdoshëm në “transportin” e oksigjenit deri te qelizat, të cilat më pas marrin pjesë në krijimin e energjisë. Mungesa e hekurit mund të jetë shkaktar i ndjenjës së përhershme të të ftohtit, e nëse qelizat nuk prodhojnë sasinë e duhur të energjisë, nuk mund të ngrohemi mjaftueshëm. Prandaj, nevojitet që në ushqim të përfshini më shumë mish të kuq, fasule, vezë.

Mungesa e gjumit
Nëse shkoni natën vonë në gjumë dhe nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të jetë i lodhur, ndërsa që sistemi nervor, i cili merr pjesë në rregullimin e peshës trupore do të çrregullohet. Prandaj, shkoni të flini me kohë.

Jeni tepër të dobët
Indi dhjamor luan rolin e izoluesit, e nëse nuk e posedoni në sasi të mjaftueshme, me siguri se do të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Por, nuk duhet ta teproni me ushqime, merruni nga pak edhe me aktivitete fizike.

Jeni nën stres
Stresi i përhershëm keq ndikon në organizmin në përgjithësi, duke e dobësuar atë. Stresi akut mund të ndikojë të keni thembra të ftohta, sepse shton sekretimin e adrenalinës, hormon ky që tkurr enët e gjaku.

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë