/ ATSH / - Shoqata mjedisore "Ekovolis" shqetësohet për mjedisin dhe natyrën rreth Tiranës. Ja si shprehen sot ata: "Tani që po flasim në Tiranë kanë ngelur shumë pak hapësira të gjelbërta për shkak të ndërtimeve të njëpasnjëshme po rrezikohet dhe parku i liqenit, ndërkohë që kurora e gjelbërt e qytetit e ka marrë me kohë uratën e ndërtimeve kuturu. Ajo që duhet të ishte mushkëria e pacënueshme e një qyteti kaotik, tani është një kurorë betoni nga kodrat e liqenit deri te ndërtimet në Linzë dhe Parkun e Dajtit. Para se të lejojmë me tej ndërtimin në ato pak hapësira të ngelura, le mendohemi dy herë për betonin që do të hedhim".
/Shqiptarja.com







