Pse dështuan rusët për misionin ‘Luna-25’! Kremlini me program hapësinor të përkeqësuar ndër vite

Më 18 gusht 1976, një anije kozmike katër metra e gjatë, e quajtur Luna-24, zbarkoi në Mare Crisium, një rrafshinë në hemisferën veriore të Hënës. Katër ditë më vonë, mjeti i ndërtuar nga sovjetikët u kthye në tokë, me një mostër të çmueshme të dheut hënor, një pjesë të së cilës shkencëtarët sovjetikë e shkëmbyen më vonë me kolegët e tyre në NASA, në emër të bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.

Tani, gati 47 vjet më vonë, inxhinierët rusë u përpoqën ta përsërisin këtë arritje, duke synuar ta zbarkonin një anije kozmike të mbushur me instrumente shkencore në hemisferën jugore të Hënës, me qëllim për ta studiuar për një vjet sipërfaqen hënore. Misioni, Luna-25, dështoi në mënyrë spektakolare nëntë ditë më vonë, më 20 gusht, kur anija kozmike “u shua si pasojë e përplasjes në sipërfaqen e Hënës”, tha Agjencia ruse të Hapësirës, Roskosmos.

Ky incident ishte më i fundit në një varg dështimesh, turpërimesh dhe skandalesh që e kanë goditur Roskosmosin në dekadën e fundit, duke e vënë në pah një rënie të një industrie të njohur të hapësirës, arritjet pioniere të së cilës në vitet ’50 dhe ’60 janë vetëm një kujtim i moçëm tani, shkruan REL.  “Ky është një tregues tjetër sesi programi hapësinor rus/sovjetik është përkeqësuar ndër vite”, tha Leroy Chiao, ish astronaut i NASA-s dhe ish-komandant i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. 

Luna-25 do të kishte qenë anija e parë kozmike e Rusisë në Hënë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik – dhe e para që nga viti 1976. Roskosmos e mblodhi një panel hetues në përpjekje për ta gjetur shkaktarin e dështimit. Drejtori i agjencisë, Yury Borisov, tha në televizionin shtetëror më 21 gusht se “shkaktari kryesor” ishte se motorët të cilët duhej ta vendosnin anijen kozmike në një orbitë të parazbarkimit qëndruan ndezur për 84 sekonda, në vend të 127 sekondave të nevojshëm. Një shkencëtar rus sugjeroi në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti, se inxhinierët i kishin ditur problemet e misionit por nuk i kishin cilësuar si të mëdha.

“Kishte telashe. Ato nuk ishin aq të rëndësishme, por kishte shenja, të themi, shqetësuese, por të gjithë shpresonin se ata do të ishin në gjendje t’i ndreqnin ato”, tha Natan Eismont, hulumtues hapësinor në Akademinë e Shkencave të Rusisë.  Edhe Aleksandr Zheleznyakov, inxhinier i raketave, tha se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar dështimin, por la të kuptohej se industria ruse e hapësirës nuk është në hap me teknologjinë e re.

Për shkencëtarët veteranë si Mikhail Marov, i cili punoi me dekada në programet sovjetike dhe ruse të eksplorimit hapësinor, rrëzimi i Luna-25 ishte zemërthyes.

“Është trishtim që ne nuk ishim të suksesshëm në zbarkimin e anijes kozmike. Për mua, mbase, kjo ishte shpresa e fundit ta shihja ringjalljen e programit hënor”.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ecaty: 22/08/2023 23:35

    Nuk kan qen as me i cep as ruset as amerikanet dhe as kinezet e bukur qe po bejn gjoja kohet e fundit, gjitha prralla per psiqiken e njerzve te shkret, ka kufi qiellor dhe toksor te kontrolluara nga specie kaq perpara nesh sa neve na konsiderojn pak ma shum se kafshet,hajde shnet

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2023 21:54

    Sa per udhetimin me hapesire Ruset jane me te miret bla bla mund te thuash tere diten por e verteta eshte kjo kurse incidente ndodhin ne cdo kohe dhe te gjitheve

    Përgjigju
    • Ben: 23/08/2023 05:20

      Ruset jane ibret ne technollogji dhe per zhvillim,.Te mbajne mend vitet 1950,se tani jane cope cope.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë