Pse i duhet Shqipërisë reforma në Drejtësi?! Ambasada amerikane risjell argumentet

Pse i duhet Shqipërisë reforma në Drejtësi?! Ambasada amerikane risjell argumentet

TIRANË- Ambasada Amerikane ka vijuar shpjegimet lidhur me reformën në drejtësi. Përmes një videoje përmbledhëse ambasada sjell në vëmendje se ku do të jetë fokusi i kësaj reforme.

Ambasada thekson se reforma do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë para ligjit.

"Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH:", shkruhet krah videos.

"Çfarë është reforma në Drejtësi?

Në korrik të vitit 2016 parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht për të ndryshuar 1/3 e Kushtetutës dhe për të transformuar sistemin  e Drejtësisë në mënyrë që të trajtojë si duhet korrupsionin. Kushtetuta e re siguron që Shqipëria të ketë gjyqtarë të pastër si dhe mbikëqyrje për të siguruar që kushdo vepron sipas rregullave. Si funksionon kjo? 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë duhet të rivlerësohen nga vettingu. Vettingu gjatë rivlerësimit shqyrton nëse gjyqtarët dhe prokurorët kanë burime të pashpjegueshme pasurie, lidhje me krimin e organizuar dhe nëse janë të aftë. Vettingu siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri. 

E dimë që ky proces po kryhet drejtë sepse vëzhgues europianë dhe amerikanë sigurohen që procesi të kryhet në mënyrë korrekte. ONM misioni i ndërkombëtar monitoron procesin dhe sigurohet që ai të kryhet sipas rregullave

Si do të garantojë sistemi i ri që të gjithë të veprojnë sipas rregullave?

 Detyra e KLGJ është që gjyqtarët e rivlerësuar që kanë kaluar vettingun është të sigurohen që të vendosen në detyra të posaçme dhe të sigurohen që ata zbatojnë rregullat. KLP bën të njejtën gjë, por me prokurorët.

Le t’i shohim ato si forca policore e sistemit gjyqësor. Të dy organet përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë të cilët kanë kaluar vettingun. Kanë po ashtu edhe anëtarë jo gjyqtarë dhe jo prokurorë si unë dhe ti për të monitoruar procesin dhe për të siguruar që gjyqtarët dhe prokurorët bëjnë punën e tyre. Këta anëtarë pra jo gjyqtarë dhe jo prokurorë kanë kaluar rivlerësimin e tyre të kryer nga avokati i popullit me ndihmën e ONM-së. Të dy këshillat u ngritën në dhjetor të vitit 2018 dhe tani janë në punë.

Aktualisht KLP po punon për të ngritur një grup të ri që do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht zyrtarë të korruptuar dhe anëtarë të krimit të organizuar. Këtë grup  e njohim  si njësia e posaçme anti korrupsion ose shkurt SPAK për të cilën do të flasim në një video tjetër. Ky organ do t’i çojë çështjet në gjykatën antikorrupsion, e cila do të ketë përgjegjësinë për të gjykuar dhe më pas për të dënuar zyrtarët e korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar.

Në të kaluarën kushdo që kishte para apo pushtet mund të ndikonte në sistemin e gjykatave në favor të tij. Në sistemin e  ri secili duhet të veprojë sipas rregullave. Secili duhet të jetë i barabartë para ligjit. Kjo është reforma në drejtësi, thuhet në videon e ambasadës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pa Drejtesi s'ka Demokrati !: 03/09/2019 12:32

    Shqiperia,populli shqiptare , nga nji Sistem Diktatorial Komunist , kaloj ne nji Tjeter Sistem Diktature Injorantesh , qe sot kane pushtuar Institucionet e Shtetit Shqiptare , me Doktoratura e Diploma Fallso , duke filluar qe nga ai i Drejtesise e deri ke Mediet ky Kazan Toxik , qe helmon cdo dite shqiptaret . Pra ne Shqiperi gjate gjithe ktyre 30-vjeteve ,s'kemi pasur te bejme aspak me Denokraci , por Diktature Bandash krimielesh e pushtet e kudo , duke ber qe sot Marrezia e perbere nga injoranca dhe Fanatiket e ksaj Injorance te pashembullt , ti ket Hipur mbi Qafe Kultures Arsyes e Llogjikes se vertete Qytetare dhe vazhdon te parakloje para Tribues se Te Forteve ,te cilet te impresionuar nga kjo Marreezi ,shperthejne ne aplauz frenetik ! tANI mundet qe kta Te Forte qe qendroje ne Tribune e Arenes se ksaj Bote ,te heqin dor , nga ji kenaqsi e tille ,ky paraklim hajvanesh te njerezimit dhe sjellin Demokracine ne Shqiperi ? Do ishte vertet ,dicka e bukur ,perpara se ai vend te shperbehet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat