Pse Ilir Meta zhveshi kostumin e presidentit e veshi tutat e mundësit, për t’u zënë me grushta me policët?

Pse Ilir Meta zhveshi kostumin e presidentit e veshi tutat e mundësit, për t’u zënë me grushta me policët?

Tashmë jemi mësuar me daljen jashtë rolit të tij institucional të Ilir Metës. E ka pranuar edhe ai në një mënyrë apo në një tjetër, por duke thënë se e bën për një kauzë më të madhe se sa interesi personal.

Por pamjet e presidentit, sjellja e tij, gjestet, mimika, toni dhe gjithçka tjetër tejkaluan edhe limitin e fundit të kornizave të një presidenti Republikë në Republikën Parlamentare të Shqipërisë.

Shumë shpejt ndoshta pamjet do të bëhen spot fushate nga socialistët, të cilët presin që sjellje të tilla të Ilir Metës të përsëriten edhe më shpesh para dhe gjatë fushatës. Por kjo është punë e tyre dhe punë e partive.

Punë e shqiptarëve është që nuk mund dhe nuk duhet të shohin një president në këtë gjendje, qoftë për të trembur kundërshtarët e tij politikë, qoftë edhe për t’i dhënë zemër përkrahësve të opozitës se tek ai do të gjejnë flamurtarin dhe udhëheqësin e sotshëm dhe të nesërm.

Gjendja e Ilir Metës këtë të premte paradite vetëm nder nuk i bën institucionit, sado dikush të thotë se ishte për një kauzë të drejtë dhe sado shumëkush të thotë se ai ka dalë jashtë binarëve në një kauzë të gabuar dhe në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Ilir Meta, edhe nëse ka një abuzim nga institucione të shtetit, nuk ka as tagrin as detyrën që të dalë e të zihet me grushte me policët.

Presidenti, sado të ketë qejf të dalë në fushatë kundër Edi Ramës, duhet të respektojë karrigen ku është ulur dhe nuk mund të bëjë Supermenin rrugëve të Tiranës e Shqipërisë.

Me këtë sjellje, Ilir Meta ka grisur përfundimisht edhe atë që kishte mbetur nga kostumi ceremonial i presidentit dhe ka veshur tutat e mundjes, si dikur në fillim të viteve ‘90 të fortët e rrugëve të Tiranës.

Tani prej presidentit do të presim që për çdo përplasje, në çdo zyrë elektorale, takim apo tubim, presidenti t’i japë të drejtë vetes të hyjë, të ndërhyjë, të shajë dhe të dëbojë gjithkënd, të bëjë drejtësi sipas tij, vetëm sepse militanti, simpatizanti, polici bashkiak, ai i rendit e çdo nëpunës shtetëror të mos kenë të drejtë t’i përgjigjen të frikësuar nga përballja me presidentin e Republikës.

Në të mirë apo në të keq, në shkelje apo në zbatim të ligjit, sepse presidenti tani ka marrë çdo atribut, gati-gati edhe drejtësinë hyjnore.

Në asnjë vend të botës, presidenti nuk del rrugëve dhe nuk zihet me grushte të parin që i del përpara.

Nuk është as detyrë e presidentit dhe as taksirat i shqiptarëve që të shohin në këtë gjendje presidentin.

Qoftë Ilir Meta apo qoftë kushdo tjetër që ulet në atë karrige. Presidenti është president jo vetëm i opozitës, por edhe i socialistëve.

Edhe nëse këta janë 20 për qind e shqiptarëve siç thotë opozita, janë përsëri shumë që meritojnë ë Ilir Meta të respektojë ata dhe zyrën në të cilën është zgjedhur.(SI)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 14/03/2021 07:15

    Po ti o like kot qe nuk je bere bodygard i ketyre prokuroreve dhe gjyqtareve meqenese ke qene dhe mundes. Profesoini i mundesit te shkon shume sepse i dhe dhe provat dje. Turpi kombit. Tani merakosesh per te tjeter. Sic thote populli do te mbulosh m...n me sh...e, por nuk ben vaki. Vendin e ke vetem ne burg like

    Përgjigju
  • Mashkullori: 13/03/2021 18:27

    Keshtu duke zgjidhur forcerisht nje problem nuk dua te shoh as nje shqiptar dhe jo me presidentin evendit tim.Ky palo president,i cili na delte me Kushtetute ne dore,per fatin e saj te keq,te Kushtetutes,te cilen e paska humbur,nuk kish mundesi te "lexonte" se si trajtohen forcat politike me strehim... Dikur,u be zedhenes i Adriatik Llalles,sepse na lexoj "padine" e tij,Adriatikut,kunder ambasadorit te SHBA-se Donald Lu.Dje na doli bodigard i Saliut,cilit Sali gjejeni vet,duke grushtuar dhe perzene policine bashkiake per te kryer detyren... Pra eshte cfaqur,kunder nje drejtesie te pamvarur dhe kunder dhunes ndaj mbrojtesve te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi,te dyja keto detyrat qe duhet te ushtroje si President i vendit... Perfundimisht ky eshte jashte pergjegjesive Kushtetuese,duhet derguar per egzaminim mjekesor jashte ne klinika te pergjegjeshme dhe si perfundim te konkluzioneve te tyre te shkarkohet urgjentisht si i paafte menderisht per ushtrimin e detyres te persidentit. Sa me shpejt aq me qetesi do te kete vendi,pro dhe vete ky i cemnduri.Do te jetoje ne cmendine bashke me te tjeret te cilet kane te njejten semundje.Marrte me vete dhe Monken e Sali Berishen...

    Përgjigju
  • Taipi: 13/03/2021 18:09

    Ta them une o like.. une qe jam pa shkolle. Keto jane perpelitje edhe ti e di. Edhe ti e di por po mundohesh qe te mos i quash perpelitjet e fundit. Kjo do te thote te mare mona pak deputete dhe mbase i shpeton burgut. Ishalla te dalin llogarite.... de burgu eshte per bura thone jo per lapangjoze....

    Përgjigju
  • Tirona: 13/03/2021 17:33

    Bravo ilir meta djal trim i mori perpara me dacka ata komunistat..ikni ikni prap se ua tregon qefin mire iliri ju ..!

    Përgjigju
  • Alban: 13/03/2021 17:15

    Me vjen keq qe Ilir Meta ka rrejedhur nga trute! Mos I vini faj,por ta ndihmojme ,Cojeni ne spiskiatrik, ai ka me shume se nje vit qe nuk eshte ne rregull, nuk mban pergjegjesi se nuk eshte i pergjegjeshem ,shikoni levizjet e tij, tamam SI nje I semure mendor! Faj ka dhe doktori I tij qe nuk shtron ne spital. Cfare I kane bere more ,qe perfundoj keshtu, nuk eshte shaka, serozissht eshte shume I semure!

    Përgjigju
  • LORA: 13/03/2021 17:07

    Dje ai me bllok ne dore,me kostumin e presidentit,si bodigard i sali shehut,fitoi kredibilitetin maksimal ne stanin e babaleve.Mori fund,i ka dhene viston dr.mortja. Sidoqofte,per mua terbimi i tij gangster (do t'ia kishte zili edhe Al Kaponja) eshte lajm i mire.

    Përgjigju
  • Begu: 13/03/2021 16:38

    MJERIM PER POPULLIN DHE SHTETIN SHQIPTAR KUSH E P[RFAQ[SON.KJO ISHT E NJE MOSPERMBAJTJE MLLEFI,ISHTE TARAGJIKOMIKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë