Pse janë më të rrezikuar shqiptarët nga Covid-19: Ndotja dhe duhanpirja kanë rritur sëmundshmërinë e mushkërive

Pse janë më të rrezikuar shqiptarët nga Covid-19: Ndotja dhe duhanpirja kanë rritur sëmundshmërinë e mushkërive

Foto ilustruese

Sëmundjet që prekin mushkëritë gjatë dekadës së ardhshme do të jenë shkaktari i tretë i vdekjeve në botë për shkak të ndotjes ambientale dhe pirjes së duhanit parashikon një studim i fundit i Shoqatës Europiane të Sëmundjeve Respitarore (ERS).

Më së shumti përgjegjës për shkatërrimin e mushkërive janë sëmundjet Polmunare Obstruktive Kronike (SPOK). Në zonat me ndotje të lartë si Tirana dhe qytete të tjera të mëdha ka prevalencë më të lartë te sëmundshmërisë.

Tani kur bota po përjeton emergjencën e krijuar nga virusi Covid që shkatërron pikërisht mushkëritë të sëmurët me SPOK janë më të rrezikuar. Pneomulogët pohojnë se ka një rritje të prevalencës se SPOK-ut në tre dekadat e fundit.

Luan Durmishi mjek pneumolog thotë se, SPOK favorizohet nga rritja e theksuar së ndotjes ambientale. Ai tha se të sëmurët nga ky çrregullim janë rritur edhe në Tiranë, pasi faktorët e ndotjes janë më të lartë. 

Ndotja e lartë dhe duhanpirja janë faktorëpërgjegjës për zbritjen e sëmundjes në moshat e reja. Vitet e fundit sëmundja ka zbritur edhe moshës 40 vjeç, teksa zakonisht është karakteristikë e moshës së tretë, sqaroi ai.

Studimet rreth Covid po tregojnë se, qytetet me ndotje të lartë kanë një prevalenvcë më të lartë humbjesh.

Javën e kaluar një analizë është cituar gjerësisht nga Shoqata italiane e Mjekësisë së Mjedisit (SIMA) dhe Universitetet e Bolonjës dhe Bari, sipas së cilës ndotja e ajrit në zonat urbane mund t’i vërë qytetarët në rrezik më të madh nga koronavirusi, pasi cilësia e dobët e ajrit shkakton hipertension, diabet dhe sëmundje të frymëmarrjes, të gjitha kushtet që lidhen me vdekshmërinë nga pandemia.

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik ka gjetur se në vitin 2016 në krahasim me vitin 2005 kishte prova të një rritje të shkallës së vdekshmërisë që i atribuohet sëmundjes ishemike të zemrës (rritje prej 19%), sëmundjes cerebrovaskulare (rritje prej 9.5%) dhe kancerit të mushkërive (18.8% rritje) .

Për më tepër, në vitin 2016, në krahasim me 2005, u gjet rritje prej 21% të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe 10.9% rritje të sëmundjes pulmonare kronike obstruktive (SPOK).

SPOK-u zakonisht zhvillohet për shkak të dëmtimit afatgjatë të mushkërive nga  substanca të dëmshme nga tymi i cigares, apo ndotja e ajrit. Profesionet të cilat njerëzit janë të ekspozuar ndaj pluhurit, tymrave dhe kimikateve, gjithashtu mund të kontribuojnë në zhvillimin e SPOK- ut.

Burimet tregojnë se në spitalinSpitalin e Mushkerive “Shefqet Ndroqi” ne Sauk, çdo vit regjistrohen rreth 600 raste te reja me kancer ne mushëkri. Duke parë rritjen e duhanpirjes me ritme të shpejta tek adoleshentet dhe femrat dhe ndotjen e ajrit, mjeket paralajmërojnë se pas 20 vitesh këto sëmundje do të prekin akoma më shumë jetë njerëzish./Monitor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duhan papiresi: 26/03/2020 09:08

    Kuj iankoheni per ndotje nga duhani popullit qe ska asgje ne dore vetem celesat e kashtes.Kjo ankese duhet tja adresoni Qeverise dhe Kryeministrit Rama,icili sic nxorti aktin normativ per karentinimin e njerzeve dhe biseset,te karentinoje njehere e pergjithmon kete arme te rrezikeshme me shume se Koronoviruesi qe vret jete njerzisht ne heshtje.Kete nuk e ben dot qeveria Rama dhe asqeverit qe dot vijne mbas tije,pasi duhani eshte monopol e kapitali me i madh fitimprues te qeveritareve dhe politikaneve shqiptare o Gazetar.Vetem ju bashke me popullim e zgjuar e te sinqert mund te hiqen keto pislliqe e pelevanlliqesh keture popitikaneve me disa fytyra.

    Përgjigju
  • koli: 25/03/2020 15:55

    PINI pini duhan ju pifte mortja ishallah,,,pak po kemi pluhura e tym makinash…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja