Covid, pse janë rritur vetëvrasjet gjatë muajve të fundit në shumicën e vendeve të botës? 

Covid, pse janë rritur vetëvrasjet gjatë muajve të fundit në shumicën e vendeve të botës? 

Foto ilustruese

Në Itali që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 71 vetëvrasje për shkak të Covid-19 dhe 46 përpjekje për ti dhënë fund jetës të ngelura në tentativë. Ndërkohë që në një studim të publikuar në SHBA parashikohet që të paktën 75 000 persona do ti japin fund jetës dekadën e ardhshme për shkak të karantinimit, izolimeve dhe dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia. Edhe pse në shumicën e vendeve nuk ka statistika të sakta për numrin e personave të vetëvrarë ekspertët paralajmërojnë për një rritje të konsiderueshme të tyre.

Përveç impaktit ekonomik, koronavirusi ka prekur shumë psikologjinë e të gjithë qytetarëve në shtete të ndryshme të botës. Agjencia italiane AGI shpjegon se ky impakt ka çuar dhe në akte ekstreme si vetëvrasja e cila është rritur shumë si fenomen gjatë kësaj periudhe.

1. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga COVID-19 dhe rritja e borxhe, humbja e vendit të punës, mungesa e aktiviteteve shoqërore dhe sociale. Mungesa e takimeve shoqërore, frikë e të infektuarit me Covid-19 ose në rastin e të qenit i infektuar frikë se mund të vdesin ose të infektojnë personat e dashur ka rritur ndjeshëm në të gjithë botën numrin e personave të cilët kanë shfaqur shenja të depresionit të thellë, për të përfunduar më pas edhe në vetëvrasje. Ka pasur shumë raste kur kanë qenë edhe pjesë e stafit mjekësor ata të cilat kanë përjetuar këtë ndjenjë dhe i kanë dhënë fund jetës. 

2. Cilat janë shenjat që një person është në depresion? 

Kur dikush flet vazhdimisht për vdekjen, kur ndihet thellësisht i pashpresë dhe e shpreh atë, përdor alkool dhe lloje të ndryshme lëndësh narkotike për të fshehur dëshpërimin e tij, largohet nga njerëzit ose ka ndryshime të menjëhershme të humorit, atëherë ai person me të vërtetë ka nevojë për ndihmën e personave të dashur.

3. Si mund ti ndihmojmë ata persona që kanë nevojë për ndihmën tonë? 

Ajo çfarë mund të bëni është t’i gjendeni pranë edhe në momentet kur ju kërkon të largoheni dhe kërkoni ndihmën e një eksperti të shëndetit mendor. Mbi të gjitha nuk duhet harruar në asnjë moment që asnjë nga ata nuk ka nevojë të gjykohet nga ne, ka nevojë për mbështetje. 

4. Çfarë tregojnë statistikat për personat e vetëvrarë që nga fillimi i pandemisë? 

 

E.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat