'Pse je kaq i distancuar', Efi diskuton me Luizin

'Pse je kaq i distancuar', Efi diskuton me Luizin

Efi Dhedhes

Luizi dhe Efi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, përpara se kjo e fundit të largohej nga publiku, shfaqën ortakëri dhe deri diku miqësi me njëri-tjetrin.

Madje, pas daljes së saj, Luizi herë pas here e përmendte në shtëpi dhe kishte shumë konsideratë për të.

Kthimi i Efit të shtunën në shtëpi, nuk u prit edhe aq mirë nga Luizi. Ose të paktën, kështu u duk. Për këtë arsye, ajo u ballafaqua me Luizin për të sqaruar ftohtësinë e tij.

Sipas Efit, ajo nuk u prit ngrohtë, ashtu siç pritet një mik, sepse sipas saj, Luizi e ka konsideruar të tillë. Ajo e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme.

Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë, por thjesht është shumë i fokusuar te loja, sepse edhe 1 muaj Big Brother mbaron. Ai i tha Efit që nuk ka arsye pse të jetë distant, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë brenda në shtëpi dhe se nuk ka përse të ndryshojq qëndrim me të.

Pasi u sqaruan, Luizi i dha një përqafim Efit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Luizi i tregon Kiarës për bisedën me Efin: I thashë kam një plan

1680621489_kkk.JPG

Në një bisedë me Kiarën, Luizi rrëfeu atë që bisedoi me Efin për marrëdhënien e ftohtë. Luizi i tregoi Kiarës se i kishte thënë Efit që ka një plan dhe është i fokusuar te loja ndërsa nuk ka asgjë që nuk shkon me të.

Biseda e këtyre të fundit u zhvillua pasi Efit iu duk sikur rikthimi i saj në shtëpi nuk u prit aq mirë nga Luizi, i cili po i mban distancë.

Efi e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme pasi më parë ishin miq shumë të mirë.

Por këngëtari i sqaroi se bëhet fjalë vetëm për lojë dhe janë në një tjetër fazë ndaj është i fokusuar se i kanë mbetur pak ditë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qaf krraba: 04/04/2023 17:39

    Diskutime te mdhaja shume. Ca nxirrni lajme idiote aman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën