Pse kaq stres Albin, vërtet kujton se do të sjellë në pushtet Berisha me Metën?!

Pse kaq stres Albin, vërtet kujton se do të sjellë në pushtet Berisha me Metën?!

Albin Kurti dhe një nga protestuesit në protestën për Klodjan Rashën

Heren e fundit qe kam folur per zhvillimet e brendshme, te lirise e demokracise, politikes ne Kosove, ka qene kur nje njesi speciale hyri ne zyrat e Vetëvendosjes e armatosur rende e u perfshi ne veprime te dhunshme ndaj kujtdo aty, perfshi dhe grate e vajzat.

Legjitime per nje shumice njerezish pas sulmeve e shkaterrimeve mbi institucionet e infrastrukturat publike ne Prishtine, te papranueshme te dyja-shkaterrimet dhe hyrja e armatosur ne nje seli partie, per mua ne Tirane.

Pa meri se ti, ne nje rast ku e ku me kriminal-nga ekzekutimi deri tek lufta ndaj prokurorise per te prishur hetimin, gjykimin, 21 janari, na bere pergjegjes ne, mua dhe shoket e mi me te paverteten banale se “nuk i dolem per zot njerezve”.

Parimet vlejne ne cdo kohe e ne cdo rast!

Te parit e ngjarjeve, fenomeneve nga kendi i parimeve, te ben konseguent ne qendrime; pragmatist kur ndjek i stresuar eren e pushtetit me mendjen se koha iken, nuk pret!

Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes ketu, me nje kthim te forte pas e te pangopshem perseri e perseri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare, biznesore e mediatik, pra tek nje pushtet familjar, te hap ty rrugen per pushtet ne Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartaneve ne Prishtine, rrezon Partine Socialiste ne Tirane;

Por e ke shume gabim!

Vecanerisht kur legjitimon dhunen-revolte e quan ti, si instrument per te ardhur ne pushtet.

E njoh rolin tend vendimtar, permes metodave te njejta qe kurre revolten se ben vote popullore e voten shumice legjitime ne institucione;

Madje dhe eksportin e ketij roli, natyrisht nje imitim banal prej kanakareve familjare te Sali Berishes dhe Ilir Metes, nderkohe qe keta te dy jane binjaket origjinale ne dhunen e tyre.

Por nje gje nuk arrij ta kuptoj;

Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?

Te ulerijne, te shfryjne, te revoltohen me  oooooteeeeee!

Si ka mundesi qe ti revolten e sheh tek femije 10-13 vjec qe sulmojne e shkaterrojne infrastruktura publike, bashkejetese, rregulli, sherbimi, kulture e historie, te perdorur, komanduar kriminalisht nga nje telekomande e portofol politik?

Si ka mundesi qe ti pranon qe biznesi i ndryshimit, te ngrihet mbi nje krim me femijet mu sic Camorra ne Itali e ben, shtrin pushtetin e pasurohet, kurre per ta, por per vete?

Si ka mundesi qe ti nga TV-sic thua, rrit moshen e revoltes dhe e zmadhon deri sa e ben popullore kur, ketyre diteve, dhunes ne to e ne nje perimeter 2-3 kilometer, po tu hiqje femijet 10-13 vjec e dhunen mbi cdo gje publike, revoltes popullore i mbeteshin vec dy parti, ajo e Sali Berishes dhe ajo e Ilir Metes, kanakareve te tyre familjare?

E di perse?

Sepse ngjarja e rende, kriminale, vrasja e Klodian Rashes nga nje polic ne detyre,  e vetmja ne 7 vite e 2 muaj, u trajtua ligjerisht qe ne minutin 1-polici u ndalua, policia dorezoi te paprekur vendngjarjen, prokuroria mori ne dorezim vendngjarjen, prokuroria udhehoqi hetimet, prokuroria mori vendimet, prokuroria kerkoi arrestin e policit, gjykata e vendosi, ministri i Brendshem mori pergjegjesi politike dhe u dorehoq, hetimet vijojne shpejt dhe te papenguara ne asnje hap drejt drejtesise se plote per ate krim!

A e mban mend Albin se ata qe vrane Arbenin dhe Monin, Astritin ne biruce me pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan, as atehere e as sot?

A e mban mend Albin se ata qe ekzekutuan-keshtu thote miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan, as u gjykuan, as u ndeshkuan drejtesisht, as atehere e as sot?

A e di Albin se mbi nje dyzine te rinjsh, burra, ka edhe shqiptare te Kosoves mes tyre, ne kohe te ndryshme por ne rregjimin e Sali Berishes gjithnje, jane vrare nga policia e SHIK ne rruge apo biruca dhe, per ta nuk ka asnje gjurme ne rregjistrat e shtetit?

I gjen ne raporte nderkombetare por ne asnje rregjister shteti sepse per ta, qeveria e kohes nuk beri kurre ate qe beme ne ne rastin e Klodjan Rashes per te hetuar, gjykuar e ndeshkuar krimin me armen e uniformen e shtetit!

Nuk jemi njësoj Albin, nuk jemi njësoj.

Fyen kur tenton te na demonizosh, perpiqesh te na poshterrosh duke na njesuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj nje krimi, vete krimin, krimet e regjimit te Sali Berishes e Ilir Metes bashke, shtuar me kanakaret e tyre familjare!

Nuk eshte krahasim ky, as gare me numra viktimash prej pushtetit!

Është çështje drejtësie dhe sjelljeje përkundër një procesi të drejtë, transparent, ligjor e të barabartë!

Ne 7 vite e pak, kurre nuk kemi mesyre drejtesine per te mbrojtur nje krim;

Perkundrazi i kemi dhene kujtdo standardin qe ne kete vend nuk egzistoi kurre para nesh, ate te zero imunitetit politik per cilindo mbi te cilin nder ne, politikane, deputete, ministra me pas, funksionare shteterore te cdo niveli, ngrihet nje akuze penale.

E dinim qe kishte nje sistem drejtesie te kapur politikisht e nga krimi, por perseri standardi i zero imunitetit, nuk u cenua kurre.

Sistemet, identifikohen prej standardeve, garanteve ligjore qe mbrojne sistemet nga nderhyrjet politike e kriminale dhe, shembujve qe sistemet krijojne prej vendimeve qe marrin.

Ti personalisht, edhe nje here me shume, flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit, te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret;

Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje.

Une i besoj demokracise, ligjit, drejtesise e barazise, sistemeve permes se cilave keto jetezohen, mberrijne tek cdo individ pavaresisht bindjeve politike, statusit ekonomik e social, kontrollit demokratik mbi to;

Kurre nuk do ja lija ne dore fatin tim nje njeriu, qofte edhe si shprese, ti nuk je Messi ne minuten e 123-te, Albin.

Kurre nuk e kam mohuar qe ne kete vend ka korrupsion, edhe nen qeverisjen tone;

Do ushqeja me deshire nje debat mbi korrupsionin politik, legjislativ, ekzekutiv, administrativ, ekonomik, mediatik, te korruptuarit, klientelizmin e klientet, vullnetin dhe reformat ligjore e strukturore, modernizimin kunder tij e perballe tyre, vendosur ne nje platforme institucionale e sistemesh, jo individesh, pergjegjesite e cfare kemi bere ne per to, mbi fakte e prova, madje edhe mbi llafe po te duash, hapur e sy e faqe cdo shqiptari sepse une nuk jam i korruptuar se do ti Albin, as se do cilido si ty qe do shpejt e shpejt pushtetin.

Ashtu sic ekonomine, burimet e saj, aksesin e drejte e te barabarte ne to, lirine e bashkepunimet publike-private, duhet ta vendosim mbi nje platforme institucionale e sistemesh te drejtuara nga interesi i publikut, jo thjesht perfitimi i privatit;

Kerkoni gjyq per to? E bejme! Duke nisur nga partneriteti per kontrollin baze mjekesor te shtetasve shqiptare, te cilin, njerezit e tu e quajne “koncensioni i check up”, rolin, kostot dhe vlefshmerine e tij edhe tek te semuret e 9 muajve me Covid.

Me mire perballe Albin se sa keshtu me deklarata prej qielli!

Pa asnje sofistikim, thjeshte, aq thjeshte sa guret e revoltuar mbi infrastrukturat publike, te perbashketa, aq thjeshte sa guret e munguar mbi infrastrukturat e korrupsionit politik e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, te cilat as femijet e revoltes si lane t’i shihnin.

Gjate ketyre diteve, dy ligjerime edhe si pyetje me kane shtyre drejt nje pergjigje;

I pari, referuar akteve te dhunes:

Eshte varferia qe sjell dhunen.

I dyti, pse dhuna mbi godinat publike, infrastrukturen publike e te sherbimeve te perbashketa eshte revolte e justifikuat, ndersa reagimi i munguar ndaj infrastrukturave te korrupsionit individual e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, nuk ishte pjese e revoltes?

Dua te jap nje pergjigje sot, nxitur edhe nga ty;

Varferia nuk eshte krim, as origjine e krimit, jo domosdoshmerisht e as legjitimisht.

Varferia eshte nje mundesi per tu ringritur, dhenie mundesie te barabarte e drejt nje modeli te ndershem jete e suksesi.

Po, shteti e sistemet e tij duhet te mberrijne me shpejt aty, jo partia, as krimi, ndryshe potenciali mahnites qe eshte tek njerez te harruar i mungon shoqerise pafund ose me keq, i perdorur nga partia apo krimi per qellime pushteti, kthehet ne nje problem te madh per shoqerine.

Varferia nuk don meshire por te drejte;

Kerkon mundesi, kurre me vone se sa korrupsioni individual apo sistemik vendos rregjimin e pabarazise e ofron modelin e tij si shembull suksesi.

Korrupsioni nuk mund te jete zgjidhje per te harruarit, te varfrit, por shenjester e drejtesise se re, te pavarur, te drejte, te barabarte, ligjore e efikase;

Nuk duhet degjuar kenga e neveritshme e nje segmenti te protestes sipas se ciles korrupsioni e krimi e dhane nje mundesi, edhe si parti, por drejtesia e mohon!

Duhet te biem dakord per kete Albin, pa stres dhe pa partneret e tu te rinj ne Shqiperi; ata jane nje kthim i forte pas!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wayne: 16/12/2020 14:58

    Zoti Braçe, kundërargumenti më arsyetim mosdënimi të vrsësesve të supozuar(të përmendur nga Ju) nuk mund të qëndroj, kaq. Më mir përqëndrohuni në substancën e përshkruar nga zoti Kurti. Quintesenca e saj është shum e thjesht, kur shteti vret, nuk mund të tolerohët. Sy për sy, dhëmb për dhëmb.

    Përgjigju
    • Nje kosovar: 16/12/2020 20:01

      Harxhoni kohen kot me nje idiot si Albini! Ai,Albini,ka nevoje per ilace...

  • UKU MOMLIT: 16/12/2020 13:49

    Megjithse te beri edhe zvendesin e tij,ti eriRilindjes perceptohesh nga tere populli shqiptar si by*lepires i saliviçidolit kryeminister me 24 Mars 2008 duke i rene ne gjynje ne prani te shefit tend te athersheM@aktual kur saliviçidoli sebashku me djalin e tij dhe fatmirMediun kishin vrare 26 njeres,burra,gra e femije....po deshe ta rikujtojme me fotot e athershme....je nje paparac imoral ne report me ALBININ E KOSOVES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë