Pse kryeministri Rama ka të drejtë për lukuninë e shpifjeve në portale
Ndonëse zemërimi nga niset kryeministri nuk është parimor, por e verteta mbetet se ka nevojë për rregulla drastike në median shqiptare, sidomos në atë online apo portale siç i quajmë.
Edi Rama
Edi Rama sot është kryeministër. Nesër do iki si të tjerët. Por momentalisht në nismën e tij për shpifjet në publik, në media, etj ai ka të drejtë. Ndonëse zemërimi nga niset kryeministri nuk është parimor, por e verteta mbetet se ka nevojë për rregulla drastike në median shqiptare, sidomos në atë online apo portale siç i quajmë.
Kryeministri niset edhe për hakmarrje ndaj disa portalëve, por nuk po marrim referim inatin e tij, deri diku edhe të drejtë. Po merremi me dukurinë që ka shpërthyer në mediat online, e cila është kthyer në një lukuni qensh të vertetë, ku janë turr cili të shqyejë më parë apo cila të sajojë apo postojë komente denigruese, shpifëse e dhunuese ndaj lirive të sejcilit.
Bile janë epidemike sajesat e gjoja “komentëve” nga “populli”, ku nuk merren me shkrimin apo problemin e ngritur, por i sulen fisit, familjes e ça ka rob shtëpie personin të cilin e kanë në shenjëstër për ta denigruar apo masakruar.
E gjoja në emër të lirisë për të shkruar gjithëfarësoj!
Në këtë drejtim duhen masa shtrënguese ligjore te rrepta, natyrisht me gjoba, por jo aqsa është përgatitur qeveria. Por duhen gjobat! Ata që marrin mundimin të kenë media sociale apo portale të kenë detyrimin, si në mediat e shkruara ku të grin ligji në gjykatë, pra që të kritikojnë apo kundërshtojnë kë të duan, por jo të shpifin, sajojnë, apo masakrojnë gjoja në emër të “lirisë së komentuesve”.
Rregulla duhen pasi portale, me shumicë, marrin shkrimin e tjetrit dhe e shesin si “mall” të tyre. Filloi një inisiativë e disa mediave serioze të shkruara, që dalin edhe online, por u shua. Ai projekt duhet, natyrisht debatuar dhe rishikuar, por ama duhet kthyer në ligj.
Mediat online nuk janë makina grirëse mishi ndaj atyre që nuk duam apo ideve e qëndrimeve të cilat i kundërshtojmë. Ato, si mediat e shkruara dhe audiovizive, duhen të kenë të njëjtat rregulla ligjore dhe përgjegjësie.
Cënove tjetrin padrejtësisht apo mizorisht, paguaj së paku dëmin!
Në lidhje me shpifjet politike, ku i djeg edhe me shumë kryeministrit, edhe ata duhen gjetur metoda demokratike penalizuese. Por jo siç e mendon kryeministri./ KOHA JONE
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
Nikollë Leshi ka ikur për Lesh Bubi dhe për LEK QYL është gati të shesi edhe Fëmijët bashkë me Gruan , mundësisht të Mohojë Nënën dhe Babanë për 5 LEK QYL që merr nga Sheiku HAJDUT nê Presidencë !!
PërgjigjuNikoll a duhet denuar shpifja publike? A ka te drejte media ne emer te lirise te shpif dhe te dhkaterrij jete njerezish ? A duhet kopjuar ligji gjerman mbi shpifjen nga kudo vjen ajo ?
PërgjigjuShpifia ne shqiperi eshte as me shum e as me pak ,por e barabart mes te barabarteve ne te gjitha levrimet e jetes se vendit.Shpifia dhe mashtrimi jan dy vese teper te renda qe e kane mberthier per grike popullin ,sa ti marrin frymen.Eshte i domozdoshem minimizimi i tyre,qoft edhe me ligje e denime te renda.E mbeshtes kryeministrin,per kete nisme ;Por dikur edhe vet zoterinjt qe reflektojne,kan patur siptoma te tilla, me shumice. E rendesishme eshte ,te luftojme te gjith per pastrimin e ndergjegjes,mga keto vese mbytese.