Pse Marjan Gega u arrestua e Dasho Aliko jo?
Pas lajmit të arrestimit të Marjan Gegës, me detyrë kryeplak i fshatit Skuraj, i akuzuar se nuk ka denoncuar prezencën e 1837 rrënjë bime Kannabis në fshatin
Pyetja është e thjeshtë: Nëse ligji është njësoj për të gjithë, pse ai është arrestuar, ndërsa kryetari i Komunës Lazarat as që nuk është prekur me dorë?
Pas lajmit të arrestimit të Marjan Gegës, me detyrë kryeplak i fshatit Skuraj, i akuzuar se nuk ka denoncuar prezencën e 1837 rrënjë bime Kannabis në fshatin
Pyetja është e thjeshtë: Nëse ligji është njësoj për të gjithë, pse ai është arrestuar, ndërsa kryetari i Komunës
Lazarat as që nuk është prekur me dorë?
Në vitet e mëparshme Sali Berisha ka kaluar një ligj në Kuvend, i cili parashikon dënimin e Kryetarëve të Komunave dhe të Kryepleqve, që nuk denoncojnë në polici ata që kultivojnë kanabis.
Në praktikë ligji e konsideron kreun lokal si bashkëpunëtor të trafikantëve dhe fajtor për moskallëzim krimi. Ky ligj prej vitesh ka mbetur i pazbatuar dhe në këtë mënyrë kultivimi i bimëve të kanabisit ka lulëzuar në shumë zona të vendit me bashkëfajësinë e heshtur të krerëve lokalë dhe indiferencën e qeverisë. Me ndërrimin e qeverisë më 23 qershor dhe më në fund pas disa muajve vjen edhe lufta e ashpër ndaj lëndëve narkotike.
Policia përdor “grushtin e hekurt” për trafikantët dhe rifiton Lazaratin, aty ku kryekomunar është një nga besnikët e Sali Berishës, i cili prej vitesh kishte heshtur për përmasatgjigande që kishte marrë kultivimi i kanabisit në fshatin e tij, që madje kishte rrethuar edhe shtëpinë e tij. Në vend që të kërkonte ndërhyrjen e policisë, Dasho Aliko, në muajin prill, gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, ishte i preokupuar që të merrte garanci se policia nuk do të hapte një komisariat brenda në Lazarat.
Më së fundi vjen edhe operacioni mbi Lazaratin. Policia e shoqëruar me autoblinda hyn në fshat dhe zbulon me qindra-mijëra rrënjë bime droge. Kryekomunari Dasho Aliko jo vetëm që nuk kishte denoncuar kurrë asgjë, por edhe kishte marrë pjesë në një protest të organizuar në Tiranë kundër trafikut të drogës. Pra nëse ligji është njësoj për të gjithë, përse Dasho Aliko nuk është arrestuar, ndërsa Marjan Gega, i cili është sjellë si ai, tashmë ndodhet në burg?!
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.5%
-
Të gabuar
84.9%
-
Nuk e di
1.5%
Vota total: 259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42