Pse në Shqipëri vritet çdokush, por jo politikanët!

Pse në Shqipëri vritet çdokush, por jo politikanët!

Çudia për grabitjen e 10 milion eurove do zgjas edhe tre ditë por jo më shumë!

Në Shqipëri ka ndodhur çdo gjë që shkon përtej imagjinatës njerëzore, por zhurma nuk zgjat më shumë se dita e tretë!

Del një katundar dhe vjedh 3 banka në total (20 milion euro), por në fund i fusin një koqe plumb që të humbasin gjurmët.

Vendi është pushtuar nga një gamë dhe dinamikë vjedhjesh, grabitjesh dhe vrasjesh. Kronika e zezë me krime nga më të ndryshme ndodhin çdo ditë pa limit. Vrasje brenda familjes, vëllai me vëllanë, e dikush gruan, tezen, gjyshin apo farefisin. Vrasje edhe për shkak detyre, vrasje policësh, prokurorësh, gjyqtarësh por dhe avokatësh. Pyetja shtrohet pse nuk vriten politikanë apo i do populli shumë dhe i mbron?

Sigurisht jo, sepse ata janë kategoria më e urryer, por ka disa shkaqe dhe rrethana pse krimi nuk godet politikën:

1- Pjesa më e madhe e politikanve janë ushtarë dhe s’kanë asnjë vlerë në vendim-marrje. Një pjesë e madhe janë aq anonim sa as lagjja nuk i njeh.

2- Populli ynë që pretendon se shquhet për trimëri ka demonstruar të kundërtën. Mjafton tu përmend që asnjë ish-burgosur politik nuk u hakmorr ndaj komunistëve, is prokurorëve apo ish sigurmimsave që i kalbën në burgje.

Troç populli shqiptar ka fobi nga politika.

3- Liderët kryesor që urrehen nga populli ruhen shumë dhe nuk bëjnë jetën e qytetarëve normalë.

Berisha, Rama, Basha dhe Meta nuk u zbret b*tha nga makinat e blinduara dhe shumë shumë rrallë mund ti rastisësh në ndonjë lokal.

Ata ruhen më shumë se sa kryemafiozi Pablo Escobar!

4- Secili prej 4 emrave të mësipërm e përdorin partinë politike si bandë dhe tregojnë forcën. Koha e organizimeve intelektuale ka më shumë se një dekadë që ka mbaruar. Madje madje, shfuqizimi i sistemit mazhoritar me kandidat në zona me sistemin propocional, shkaktoi mbushjen e listave dhe parlamentin me analfabetë, trafikantë, vrasës etj

5- Krimi ordiner ka frikë dhe nuk e kruan me politikanët, ndërsa krimi i organizuar i ka bërë ortakë. Të gjithë kemi jetuar në Tiranë dhe i njohim me gishta të fortit. Secili prej tyre dihet publiksiht se ku e çon zafin.

6- Deri tani ka ekzistuar një marrëveshje e pashkruar por që e dinë mbarë Shqipëria: Berisha-Basha-Rama-Meta nuk ngacmojnë bizneset dhe familjet e njëri-tjetrit.

Edi Rama “bëri” sikur guxoi duke i prishur 2 pallate Bashës por në kohën që po shpërthente tritoli, i telefonoi dhe i tha: “Me ty do e zgjidh ndryshe. Do të të kompensoj 14-fish. E kam për imazh”

E pra harrojeni që në Shqipëri të ketë edhe për ca kohë vrasje politike!

Ata i kanë ndarë “bajraqet dhe plaçkën e vjedhur.” Tashmë u duhet, ta ruajnë, ta qarkullojnë, ta pastrojnë dhe në fund ta trashëgojnë tek fēmijët e deri tek stërnipat.

Deri sa të kenë marrveshje të heshtur, nuk do ketë vrasje politike. Nëse dukush prej tyre do cedojë, atëherë “paqia” përfundon.

Fundja a nuk e patë që edhe djegia mandateve erdhi direkt pas seancës kur këta u shanë nga gratë dhe fëmijët?

Për një vizë amerikane dhe një pyetje në prokurori dogjën mandatin, po sikur largqoftë të ndodh t’i burgosësh ose ti sekuestrosh pasuritë???

Atëherë do të shihni si do i marrin pushkët ndaj njëri-tjetrit

Sot për sot nuk i rrezikon askush kapot e politikës! Sa për kritika mediatike si ky artikylli im ata jetojnë 200 vjet.

A nuk e shikoni që gjithë bota është kundër kësaj klase të inkriminuar por atyre nuk ju lëviz qerpiku.

Fundja çdo humbasin?

Asgjë. Jelekun anti-plumb e veshin si ky tullaci i Rinasit. I fusin sipër dhe një kollare, e më pas dalin në konvetenca shtypi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 10/04/2019 23:35

    Respekt per zoterine qe ka shkruar kete artikull cdo gje eshte e drejte fatkeqesisht jemi popull kot pa lidhje vritemi kur behen votimet sepse na genjejne politikanet me 500 leke kaq vlere kemi i meritojme ata politikane qe kemi dhe pike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja