Si fillim, është e rëndësishme të theksohet se një dush i nxehtë mund të ketë përfitime për lëkurën dhe flokët tuaj pasi rrit qarkullimin e gjakut, hap poret, heq yndyrën dhe qelizat e vdekura.
Megjithatë, edhe pse mund të ndihmojë lëkurën dhe flokët, uji tepër i nxehtë mund të dëmtojë lëkurën duke e bërë atë më të thatë.
Sipas dermatologut Dr. Jaishree Sharad këto janë të gjitha arsyet pse është më mirë të shmangni një dush të nxehtë.
Tharje e lëkurës
Ekspozimi i lëkurës ndaj ujit të nxehtë mund t’i heqë lëkurës yndyrën dhe çon në tharje dhe kruajtje të saj.
Sëmundjet e lëkurës
Nëse keni sëmundje ekzistuese të lëkurës si ekzema ose psoriasis, uji i nxehtë mund t'i përkeqësojë ato duke thyer barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e privuar lëkurën nga lagështia e saj dhe duke shkaktuar acarim dhe inflamacion të mëtejshëm që përkeqëson këto gjendje.
Rënia dhe dëmtimi i flokëve
Ekspozimi i flokëve tuaj ndaj ujit të nxehtë mund të dëmtojë shtresën e jashtme dhe të mesme të flokëve. Ndaj kjo i bën ata të dobët duke çuar në rënien e flokëve me kalimin e kohës.
Rritja e ngadaltë e flokëve
Kur flokët tuaj janë të dobët dhe të dëmtuar, ato mund të rriten më ngadalë se flokët e shëndetshëm. Kjo do të thotë që nëse bëni dush me ujë të nxehtë rregullisht, mund të vëreni rritje më të ngadaltë të flokëve.
Inflamacion i lëkurës
Uji i nxehtë gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion të lëkurës së kokës, i cili mund të çojë në zbokth, kruajtje dhe rënie të flokëve. Kjo është për shkak se ai dëmton folikulat e flokëve dhe prish ekuilibrin natyral të kokës.
Cila është temperatura më e mirë për të bërë dush?
Dermatologu këshillon që temperatura ideale për të bërë dush është midis 37°C dhe 40°C. Ndërsa Kohëzgjatja e një dushi zakonisht duhet të jetë ndërmjet 5-15 minuta.