Tirane- Report Tv e shqiptarja.com zbulon pjesë të tjera të diskutimeve në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Mësohet se minsitrja e Shëndetësisë Albana Koçiu kur ka marrë fjalën është shprehur se Kavaja nuk ka bërë asnjë analizë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në raundin e parë u fituan nga kandidati i Rithemelimit, Fisnik Qosja.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ka kërkuar llogari tek Etjen Xhafaj, i deleguari për qarkun e Tiranës në Kavajë.

“E vërtetë është? Çfarë ke bërë ti aty? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?” ka thënë Rama mëson gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Raziela Myslimaj

Më pas Etjen Xhafa ka marrë fjalën duke u justifikuar: Ne kemi bërë një analizë por nuk është bërë përfundimtare përsakohë njerëzit presin të gjejnë cili ka qenë përgjejgësi ‘apo tradhtrari’ që na ka cuar në humbje. Ne e kemi gjetur kush ka qenë ‘përgjegjësi’ apo ‘tradhtari’ por nuk mund ta themi në këto momente.

Dje u mësua se Rama ka kërkuar nga drejtuesi i PS-së i qarkut të Tiranës, Erjon Veliajt dhe Xhafës të identifikojnës emrat e drejtuesve socialistë në bazë që kanë pasur performancën më të ulët.

Asambleja Kombëtare e PS-së zgjati 5 orë me dyer të mbyllura dhe mes kritikash socialistët miratuan dje planin e veprimit për një fitore shembullore në 2025.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
“Bën takime me 5 vetë, fut dhe foton e Ismail Qemalit dhe e raporton sikur ishin 15”, cili është deputeti i PS që Rama e ironizoi gjatë Asamblesë

1707647504_edirama.jpg

Gjatë mbledhjes 5 orëshe me dyer të mbyllura llogaridhënie rigoroze në Asamblenë Socialiste, Rama ka kërkuar raportim real të asaj çfarë ndodh në terren .mbi organizimin e partisë. Secili prej drejtuesve politikë të qarqeve kanë bërë raportim.  

Mediat kanë zbuluar dhe ndërhyrjet e Ramës pas raportimit të deputetit të Vlorës, Anduel Tahiraj.

Rama me një ironi therëse e cila ishte edhe një mesazh në fakt,  për punën e PS në qarkun e Vlorës ku është zgjedhur deputet, i ka tërhequr vëmendjen Tahirajt.

“Ti Anduel bën takime me pesë veta dhe mbrapa ke edhe foton e Ismail Qemalit duke dëgjuar kuvendin tuj, ndërkohë raporton takime me 15 veta në sistemin e rienergjizimit të PS” ka thënë Edi Rama.

Kaq është dashur që kjo batutë e Ramës të prodhojë të qeshura në mesin e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në atë që mund të konsiderohet “një provim” me notë jo plotësisht kaluese ndaj performancës të Organizatave Socialiste në bazë, shkruan top channel.