Ndeshja Angli-Tunizi është komentuar gjatë nga mediat dhe tifozët anglezë. Ata kanë pretendime për 2 penallti, të cilat sipas tyre nuk janë akorduar me teknologjinë.
Harry Kane në minutën e 40-të, kapet brenda zonës, por arbitri nuk akordoi asgjë dhe pa u konsultuar me VAR-in. Anglezët pretendojnë edhe për një rast tjetër, po me Kane në minutën e 51-të.
Ata ankohen se për një goditje me bërryl të Uoker ndaj sulmuesit tunizian, arbitri akordoi menjëherë penallti, madje pa u konsultuar me teknologjinë VAR.
Komento