Jozefina Topalli: Pse po i hyj sot kësaj rruge të re

Jozefina Topalli: Pse po i hyj sot kësaj rruge të re

Jozefina Topalli

Jam ndjere e emocionuar kur nje grup te rinjsh me ftuan te ishim bashke per nje kauze te forte e patriotike.

Kisha kohe qe beja thirrje e shpresoja qe dikush nje dite te niste nje inisiative e te merrte frenat e nje levizje per ndryshim. Ku ka me mire e me shpresedhenese se sa kete levizje ta fillojne brezi i ri, nje brez i lindur ne liri .

Une jam e inspiruar nga projekti i tyre, nga besimi qe kam gjetur, nga fjalet e shpresa e te rinjve ; una jam e inkurajuar nga kauza si dhe nga mbeshtetja permes pranise sot ketu dhe jashte kesaj salle te shume pedagogeeve, mjekeve, botuesve, qytetareve, sipermarresve ndaj kesaj Levizje.

Falenderoj dhe miqte amerikane ketu te pranishem.

E ndergjegjshme per kohen e veshtire qe vendi po kalon si dhe per sakrificat e forta te shqiptareve.

E qarte se kemi perpara nje pune te paperfunduar te nisur dekada me pare;

E vetdijshme se kriza e vendit eshte shumeplaneshe: eshte krize ekonomike, politike, sociale, shendetesore, morale, perfaqesimi etj.;

E trishtuar kur shoh se si vendi boshatiset; si perjeton shkretim vlerash, ku dija fyhet nderkohe qe mediokriteti nderohet.

Por .., e vendosur per te mos qendruar anash, per te mos heshtur, per te mos patur frike jam sot bashke me keta te rinj per ti mbeshtetur ne kauzen e tyre patriotike drejt nje projekti te ri.

Qe ne jemi ne mes te krizes eshte e dukshem e kuptueshme. Vendi jone eshte ne zgrip.

Ekonomia jone eshte tkurrur dhe eshte semure si konseguence e korrupsionit dhe papergjegjshmerise ne disa raste; por edhe per shkak te deshtimit tone kolektiv per te marre vendime te forta dhe per te pergatitur vendin per nje ere te re;

Cdo dite takohemi me paradokse.

Nderkohe …vendet e punes po shkaterrohen si dhe bizneset po mbyllen!

Sistemi jone shendetesor publik vuan, nderkohe qe ai privat eshte shume i shtrenjte.; Shume shkolla vazhdojne te mbyllen se ne rrethe se nuk ka me femije.

Universitet perballen me probleme komplekse brenda vehtes nderkohe qe studentet kane kushtezime e kufizime te pa merituara.

Ne vazhdojme te jemi nje vend ku ka pensione edhe 100 euro.

Prej vitesh nuk rriten rrogat, por rriten cmimet;

Nje vend ku ekonomia bie dhe borxhi rritet. Ku pabarazia dhe pasiguria jane bere gati deshperuese.

Nje vend qe po zhbrazet dhe plaket.

Keta jane disa nga indikatoret e krizes, subjekt i te dhenave dhe statistikave.

Me pak e matshme por jo me pak e thelle eshte mungesa e besimit ne gjithe vendin, nje frike mbytese se vendi jone po rreshqet ne menyre te pa evitueshme dhe se gjenerata e ardhshme duhet te ul pritshmerite.

Sot i them cdonjerit se sfidat me te cilat ne perballemi jane reale.

Ata jane serioze dhe jane te shumta.

Se jane te veshtira dhe nuk zgjidhen duke u fshehur.

Dhe ata nuk zgjidhen ne nje sistem te rreme si ky i joni, ku nuk ka as qeveri as opozite te besueshme; ku qytetari nuk ka ku te gjeje drejtesi sepse nuk ka as Gjykate Kushtetuese, as Gjykate te larte; ku Gjykata administrative eshte afer kolapsit dhe ata te shkalles se pare kane degraduar.

Ne vendin tone askush nuk i del per zot njeriut ne veshtiresi, as lirive dhe te drejtave te njeriut.

Duke ditur kete sejcili kupton se asnjeri nuk eshte i sigurte dhe nje dite , diku te gjithe do takohemi me keto sfida.

Dhe nuk kemi kohe me prit.

Jemi 6 muaj nga dita e zgjedhjeve fushata ka filluar me po ata .

Po ata te tre. Qe bashkohen bukur fort per te ruajtur karriget e veta e shantazhohen per llogarite private ,nderkohe qe interesi publik eshte larg axhendes se treshes.

Keta të tre veprojnë sikur Shqiperia është prona e tyre, ekonomia e vendit është ndërmarrja e tyre dhe shqiptarët rrogtarët e tyre.

Ata vendosin se kush duhet të beje biznes me ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë, kush duhet të jetojë e punojë në Shqipëri dhe kush duhet të iki!

Praktikisht vendi eshte pa alternative.

Ata te tre do bejne cdo gje per te mbajtur monopol politiken e vendit. Ata besojne se pavaresisht deshtimit te tyre, duke thene genjeshtra konstante do zhdukin te vertetat.Por e verteta eshte liria jone.

Dhe per kete sulmojne, kercenojne , shpifin per cdo levizje te re qe eshte kundra kesaj kaste te korruptuar politike.

Sulmojne me brutalitet edhe Levizjen e te rinjve me shprese qe ti dekurajojne. Taktike shume e vjeter kjo.

Praktikisht fushata ka nisur , por me shume se kundra qeverise eshte kundra levizjes qe ende nuk ka lindur. Dhe me shume se fushate eshte histeri nga paniku.

Gabojne qe sulmojne te rinjte dhe levizjen e tyre per shprese.

Te gjesh armikun tek brezi i se ardhmes , tek mosha e endrrave dhe energjia pozitive tek kauza e tyre patriotike, tek projekti i shpreses te len pa fjale.

Sa per mua, me kujtojne vetem kohen e vjeter, kur para se te lindja ma kishin percaktuar se isha e deklasuar, armike, tradhetare dhe kolaboracioniste.

Por kjo eshte indikator i frikes se po i rreshqet monopoli qe kane .

Ndekohe qe 3 kryetare nuk mund te mbajne peng 3 milione shqiptare.

Keta te fundit nuk kane pse te presin qe femijet e tyre qe ende i kane ne shpi te ikin nga shtepia e tyre drejt emigracionit.

Ka gjithmone dy mundesi ne jete:

Te pranosh kushtet ne te cilat jeton apo te marresh pergjegjesine per te ndryshuar.

Por mos te pretendojme se gjerat ndryshojne nese vazhdojme t’i bejme ne te njeten menyre.

Nderkohe te rinjte kane privilegjin e mundesine te sjellin ndryshimin e shpreses tek nje vend pa shprese!

Shqiptaret nuk ulin koken perballe nje situate paradoksi qe i ka hequr perfaqesimin, meritokracine, shpresen e dinjitetin.

Ata e dijne se Jeta nuk behet me e mire nga shansi (fati), por nga ndyshimi.

Ne kemi nevoje per aksion per te arritur ndryshimin.

Ne nuk kemi pse te kemi frike per te folur me ndeshmeri; per te thene me ze te forte e per t’u ngritur fort per kauza te drejta e projekte te reja.

Dhe nuk ka kauze me te drejte , me te madhe se ajo e femijeve tuaj dhe e vendit tend!

Te rinj, gra, burra, pedagoge, mjeke, inxhiniere, punonjes, veteriner, biznesmen ne gjithe vendin, ashtu si sot te pranishem ketu, e duan vendin e tyre dhe mund te ndihmojne per ta ndryshuar ate.

Sejcili nga pak por me shume dashuri.

Nuk ka siguri ne stasquon e deshperimit.

Bashke ne duhet t’i japim mundesine e ndryshimit per te cilet vendi ka nevoje.

E shpresa te fitoje mbi deshperimin.

Nuk duhet te kete nje Shqiperi te Rames, nje Shqiperi te Metes e nje Shqiperi te Lulit.

Shqiperia eshte vetem e shqiptareve.

Dhe keta te fundit nuk mund te dorezohen. Ata duhet ta rifitojne atdheun e tyre.

Une kurre nuk e kam humbur shpresen ne keta vitet e fundit. Une jam trishtuar. Shpesh here si shume te tjere kam qene e frustruar. Por kurre nuk kam humbur shpresen

Ne nuk duam te jemi spektator te nje politike cinike kur bashke kemi mundesi te bejme politiken e ndryshimit:

Ky vend ka nevoje per drejtesi sociale; nje administrate eficiente, nje qeveri te pergjegjshme , lider qe japin llogari para qytetareve te tyre, qe punojne per interesin publik ;

Vendit i duhet nje sistem real demokratik me qeveri te dal nga vota e qytetareve dhe nje opozite qe nuk shitet e korruptohet per interesa te udheheqesit.

Vendi ka nevoje per integrimin ne BE.! Per konsolidimin e metejshem te bashkepunimit me aleatet tane strategjik.

Sundimi i shtetit ligjor dhe lufta kundra te korrupsionit eshte nje sfide serioze qe kerkon guxim e vetmohim.

Eshte sfida me e veshtire por dhe me e rendesishmja, sfide per te cilen duhet te ngrihesh e te luftosh.

Tek kjo sfide eshte edhe buka e femijeve edhe shkolla e tyre; edhe rritja ekonomike edhe siguria per jeten.

Pa te asgje nuk funksionon. As tregu lire as sipermarrja as investimet e huaja . Ata nuk ia dalin pa garancine e prones dhe te zbatimit te ligjit.

Njerezit paguajne taksa dhe shteti duhet t’i pergjigjet me nje sistem shendetesor me te shendetshem.; me nje sistem shkollor qe ka nevoje per reforme te thelle e te guximshme.

Impakti i politikes ne jeten e njeriut eshte i thelle. Por kur ajo eshte e korruptuar impakti eshte fatal.

Prandaj, per ta fituar kete sfide ka nevoje per njerez me integritet, te pa korruptuar me pervoje ne punet e shtetit por edhe per energjine pozitive dhe optimizmin e nje brezi te edukuar e te frymezuar per te bere vendin.

Me nje drejtim te ri te pa korruptuar politika do ishte ndryshe.

Me ndihmen e Zoti, me vullnet e durim ne do te kapercejme edhe kete kohe te cuditshme !

Per te punuar pastaj me tej me ndershmeri ,per nje ekonomi te zhvilluar qe jep mundesi te rinjve e dinjitet pensionisteve.

E si ju ( si Adela, Niketa, Evaldi, Melisa, Najada, etj) ne Shqiperi ka me mijera.

Perfetyrojeni kur te bashkohemi te gjithe bashke.

Une kam nje ftese dhe nje premtim.

Dua te behem avokatja e interesave tuaja.

Mjaft me deshperim. Ndaj dhe ju ftoj:-Behuni autore te fatit tuaj.

Mos keni frike.

Beni betejen per jeten tuaj.

Mos kini frike!

Ngrijuni per projektin e endrrave tuaja.

Jeta juaj eshte ndermarrja me e madhe e botes.

Jeta eshte nje spetakel i pa besueshem.

Diten e sotme do e kujtoni gjate.

Sot mbase nuk e kuptoni se keta te rinj ketu me inisiativen e tyre mund te kene nje jehone te gjate.

Hap pas hapi, pa u impresionuar nga asnje veshtiresi e krijuar rruges nga ata qe mendojne se kane monopol politiken dhe pasurine e vendit, nga ata qe kujtojne se kane ne dore edhe frymen tone , ne do ia dalim.

Mos keni frike!

Frike duhet te kene vetem ata qe vjedhin! Frike duhet te kene ata qe mbajne peng vendin dhe partite.

Frike duhet te kene ata qe i kane dhene femijeve tuaj rruget e botes!

“Nuk mund te kthehemi mbrapa e te ndryshojme fillimin, por te fillojme ku jemi e te ndryshojme finalen.”

Ky eshte premtimi im.

Bashke kemi vullnetin e pervojen , dijen per ta kthyer ate ne politike te shpreses.

Une kam shume per zemer nje shprehje te Alberto Moravias qe thote:-A e dini cfare behet kur nuk mundesh me?!

Ndryshon-!!!!!

Mendo pak..

Cfare force e madhe ndodhet brenda jush.

Mos e fusni ate ne guacke per te pritur per neser.

Mos e shtyni me per javen e ardhshme , per muajin e ardhshem, per vitin e ardhshem..

Nuk deshtojne kurre njerezit qe provojne te ndryshojne edhe kur nuk ia dalin, por deshtojne ata qe ankohen pa provuar ..

E vetmja konstante e jetes wshte ndryshimi!

Ndryshimi per shpresen .. ne nje vend pa shprese eshte DETYRE!

Prandaj sot jam besimtare tek ky projekt kurajoz , plot idealizem e dashuri per vendin; plot energji dhe optimizem per te mbyllur kete tranzicion te veshtire.

Une ftoj cdonjerin ne kete beteje.Nuk do jete e lehte, por eshte e drejte t’i dalesh zot vendit.

I kam thene miqve qe njoh, e atyre qe me pyesin:

Une nuk kam as para as vende pune per te ofruar. Ju ofroj vetem SFIDE!

Nuk kam asnje pushtet.

Kam pervojen e nevojshme, vullnetin e palekundur dhe besimin e patundur per te kontribuar qe ky vend te behet. Kam frike se neser do jete vone. Koha eshte tani..

Ndaj dhe ju ftoj .. Eja me ne , bashkohu me ne te fillojme betejen, te kapim sfiden, e te fitojme per vendin, te sjellim ndryshimin e rrezen shprese per kete brez!

*Fjalimi i mbajtur gjatë prezantimit të partisë së re

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 30/10/2020 08:14

    Jeni e sigurt se doni t'ju themi arsyen per tr cilen doni te ktheheni....?

    Përgjigju
  • I mjeri popull: 29/10/2020 02:03

    thjesht jan marue paret.I shkreti popull ca po heq nga ju. me ike sa me shpejt me ike nga ky vend. e me lane keta legenat politikane te shqyejn njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Bobi: 28/10/2020 23:02

    Prap zhele e konsumuar nga Salih Serb Berishovici ngelesh.

    Përgjigju
  • jozi: 28/10/2020 22:56

    frike duhet te kene ata qe u kane dhene femijeve tuaj rruget e botes bravo

    Përgjigju
  • dibran: 28/10/2020 22:37

    Ke bere mire qe u ktheve ,edhe pe askush nuk te ka thirrur! Mos mashtro se nje grup te rinjsh kishin nevoje per ju! HARROJE, Joz!!!! Megjitheta , futu njehere, se mos fiton dicka!! Po fitove kapi per Topesh-ZHELESH te gjithe!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja