Pse po ikin shqiptarët?! Agron Duka në 'Pa Protokoll': Edhe unë si ministër nuk i hodha sytë nga bujqësia, vëmendje vetëm në fushatë! (VIDEO)

TIRANË - Arsyet pse shqiptarët largohen nga vendi për të kërkuar azil në shtete të tjera, kryesisht Francë dhe Gjermani, lidhen si me situatën ekonomike, ashtu edhe me sigurinë. Për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, njëherësh ish-ministër i Bujqësisë, pjesa më e madhe e të larguarve janë edhe nga zonat rurale pasi qeveria nuk i kushton rëndësi bujqësisë. Ai tha në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, se dhe vet ai nuk i ka kthyer sytë sa duhet nga bujqësia kur ka qenë ministër.

"Ministri qe eshte, edhe kryeministri duhet t'i kthejne syte realisht tek bujqesire. Asnje nuk i ka kthyer, as une. Sa fuqi kam pasur jam munduar me veten time, a e kupton.  Nuk e kanë prioritet, e bëjnë vetëm për fushatë. Nje te ardhur fushata... edhe unë kam bërë fushatë, kam bërë moj kam bërë, por nuk kam pasur gjë në dorë. Nuk duhet pasur vëmendja vetëm në fushatë, por edhe në realitet. Bujqësia jep 20 %, ti jep 2 % nga buxheti. Duhet të ngremë standardin e jetesës. Fermerët në Lushnje hedhin produktet në rrugë", tha Agron Duka.

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" të gazetares Anduela Ndreu, tha se 99% e rasteve që kanë kërkuar azil politik, janë kthyer në Shqipëri. Ndërkohë që sipas saj, ka një ndryshim mes kërkesave për azil ekonomik në Gjermani. Ky shtet ofron mundësi të shumta punësimi dhe shtron kërkesa në sektorë të shumtë, siç është mjekësia, fushë nga e cila janë larguar më së shumti të rinjtë shqiptarë.  

"Situata e azilit në Francë është ndryshe nga Gjermania. Në Gjermani bëmë procedura si mund të shkurtonim procedurat, sepse kishte një kërkesë nga vetë Gjermania për punësim. Në Francë është shumë e gjatë procedura e azilit, sepse Franca e ka shpallur Shqipërinë vend të sigurt. Ju takon autoriteteve shqiptare edhe kryeministri e ka thënë që do të flasë me Presidentin Macron, do të ketë një intensitet bashkëpunimi, siç u bëmë me Gjermaninë", tha Gjebrea.

Deputetja dha shembullin e saj se si lëvizja jashtë vendit për shkollim shërben edhe për kontributin në atdhe dhe jo detyrimisht në largim të përhershëm .

"Edhe unë kam bërë doktoraturën 5 vite jashtë dhe jam kthyer në Shqipëri", tha Gjebrea, teksa shtoi se ajo njeh edhe shumë të rinj shqiptarë që kanë shkuar për studime jashtë shtetit dhe janë kthyer sërish. Ashtu sikundër -tha ajo - shumë të tjerë kanë zgjedhur punësimin jashtë.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, tha se arsyeja më e forta të largimit të shqiptarëve, është mungesa e shpresës.

Teksa kreu i PAA-së Agron Duka bëri përgjegjësi qeverinë për situatën ku ndodhet vendi dhe arsyet pse po largohen shqiptarët, moderatorja Anduala Ndreu ju drejtua zotit Duka me pyetjen: Po Opozita? Ajo duhet të japë shpresë!

"Opozita nxin imazhin e vendit, atë që nuk e ka bërë asnjë vend në prag të hapjes së negociatave", u përgjigj deputetja socialiste Elona Gjebrea.

Gazetarja Fatjona Mejdini, tha se parlamenti ka degraduar me një gjuhë urrejtjeje mes politikanëve, dhe sipas saj është klima e egër politike që po i bën shqiptarët të humbasin shpresën. "Ka një faktor që është me shifra, por ka edhe një faktor psikologjik. Dhe kjo është arsyeja përse njerëzit me ekonomi të mirë po ikin. Qeverisë i mungon vizioni për të shpallur sektorë prioritarë, siç është turizmi", u shpreh gazetarja Fatjona Mejdini.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPAK: 26/10/2019 11:51

    ju te gjithe duke fillu nga kryekrimineli berisha , partneri ilir meta, lul basham rama tjere qe e plackitet qe 30 vjet kete vend duhet te jeni ne burg tani . Por ne si popull fryemi kot , se armikun e kemi mes nesh dhe duhet ti heqim zvarre ne mes te tirones keto gjakpirsa qe cdo dite pasurohen e populli varferohet .

    Përgjigju
  • Fredi: 26/10/2019 09:04

    Bajg

    Përgjigju
  • dudi: 26/10/2019 08:26

    bravo Goni pipironi, e ke kuptuar gabimin, meriton te zgjidhesh edhe njeher ,dhe, kesaj rradhe Kryemi!!!

    Përgjigju
  • KIRI: 26/10/2019 00:30

    JU JENI FATKEQSIA E KETIJ KOMBI MOR KATUNAR I QELBUR I SHIJAKUT,,JU DUHENI VARUR NE DEGE TE RRAPIT,,,SI TE MAJTE E TE DJATHTE,,...////

    Përgjigju
  • Pularia e KRIMIT dhe VEZËT e KRIMIT të Organizuar të Agron Dukës: 25/10/2019 23:58

    Agron MAVRI Duka që donte të bëhej Deputet dhe Pagoi MILJONA LEK , por që pastaj ja Futën sa Krahu edhe PUNONJËSET e Thjeshtë të PULARISË , që shkuan në VOTIME dhe KURRË NUK e Votuan Agron HAJDUT Dukën !!! Agron Kriminel Duka po kërkon të RICIKLOHET përsëri mbas 29 Vjetësh VJEDHJE , ZHVATJE , GRABITJE dhe PLAÇKITJE të Zyrave të SHTETIT !!! Me PULARINË e KRIMIT dhe me Pastrimin e PARAVE të PISTA të FSHFsë , Agron Duka kërkon t’ju hedhi “HI SYVE”. SHQIPTARËVE të NDERSHËM !!! Prit edhe pak Agron KRIMI , se po Vjen SPAK dhe BKH dhe DOSJEN e ZEZË të KORRUPSIONIT e ke tek AMBASADA AMERIKANE në TIRANË !! Vetëm po presin SPAK të Filloj Punën

    Përgjigju
  • xXx: 25/10/2019 21:31

    Kjo tregon që je legen me rregulla o familje prishur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion