Lëvizja e Prokurorisë Shqiptare, e cila turbulloi ujërat e politikës së Tiranës, duke kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, po merr me shpejtësi një dimension joserioz. Pas shfryrjes së “tullumbaces së akuzave” ndaj Saimir Tahirit, dekonspirimit të dyshimtë të aksionit në Vlorë dhe rënies së “provave” në duart e deputetëve të Partisë Demokratike, Prokuroria për Krimet e Rënda befas ka nisur të shqetësohet për rrjedhjen e të dhënave hetimore.
Kjo ka ndodhur pikërisht dje pas lajmit të dalë në disa media për ekzistencën e një prove të re kundër ish-ministrit Saimir Tahiri, që është dëshmia e një policeje, mike e Moisi Habilajt. Reagimi ka qenë i shpejtë, madje edhe i fortë, kur me anë të një njoftimi, Prokuroria për Krimet e Rënda u ka kujtuar mediave edhe përgjegjësinë penale për publikimin e sekreteve hetimore.
Tre ditë më parë, teksa policia po zhvillonte aksionin në Babicë të Vlorës për kapjen e 4 ton drogë, Sali Berisha dekonspiroi aksionin, duke publikuar foto. Në kushtet kur policisë nuk i lejohet pajisje me aparate celulare apo fotografik në aksione, i vetmi burim informacioni për Berishën mbetet ‘prokurori dixhital’. Megjithatë, prokuroria nuk u shqetësua për dekonspirimin e aksionit. Prokuroria për Krimet e Rënda nuk u shqetësua as kur në duart e deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, kishte rënë një provë për bandën e Habilajt, provë të cilën nuk e kishin deputetët e tjerë.
Deputeti demokrat tha se provën e kishte marrë nga mediat, por ky version nuk duket aq i besueshëm. Po kështu kur të premten në mbrëmje në të gjitha mediat doli lajmi se në Prokurori mbërriti një dosje e re nga Italia dhe se po përgatiten arrestime të disa zyrtarëve të lartë, sërish Prokuroria nuk u shqetësua aspak për shkeljen e sekretit. Rastet në fjalë krijojnë dyshime se nga Prokuroria shpërndahen sekrete hetimore kur ka interes, ndërsa shqetësimi i madh vjen kur rrjedhin sekretet hetimore, të cilat e nxjerrin zbuluar.
/Shqiptarja.com

Redaksionale Shqiptarja.com