Pse rasti i Klodianës, është më i rëndi!

Pse rasti i Klodianës, është më i rëndi!

Foto ilustruese

Rasti i Klodianës është ngjarja më e rëndë ndër sulmet ndaj gazetarëve, pasi është ende një ngjarje e paqartë dhe sulmuesit janë ende anonimë. Solidariteti i sotëm, aq shumë i nevojshëm në momente kritike, në fakt nuk i siguron asgjë nga këto.

Klodiana Lala si gazetare ka nevojë të jetë e mbështetur kur shkruan dhe flet, si viktimë e dhunës, ka nevojë të dijë ata që e kanë sulmuar dhe si vajzë e dy prindërve të sulmuar, ka nevojë të dijë motivin e sulmit.

Atë e ndihmon sot vetëm e vërteta mbi sulmin dhe kapja e autorëve. Gjithë të tjerat janë fjalë boshe që mund t’i japin më shumë fuqi krimit.

Nëse policia nuk arrin të gjejë kush ka qëlluar mbi shtëpinë e prindërve të saj, atëhere jo vetëm ata që kanë qëlluar, por dhjetra banditë të tjerë që ëndërrojnë të qëllojnë gazetarët, sa herë lexojnë shkrimet e tyre, apo i dëgjojnë kur raportojnë, do të bëhen shumë më trima.

Mos kapja e tyre do të inkurajojë çdokënd që mendon se një gazetar e mbushi kupën dhe do të qëllojë mbi të. Ky është dëmi i parë i madh që mund të bëjë mos kapja e tyre.

Nëse policia nuk i gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të saj, ata vetë do të ndjehen të kënaqur dhe do të planifikojnë të shkojnë më tutje.

Mos kapja e tyre është më e rëndë se mos kapja e një vrasësi. Pasi vrasësi e ka bërë më të keqen, dhe s’ka çfarë bën më.

Vrasës të tillë të shpallur por të pa kapur, bëjnë një të keqe më të madhe, ata frikësojnë shoqërinë dhe bëhen të paprekshëm nga legjendat urbane.

Nëse policia nuk gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e saj, solidariteti me Klodianën në fakt kthehet në solidaritet me autorët e krimit, pasi fantazia e opozitës dhe nxitimi për të keqpërdorur ngjarjen politikisht, mund ti bëjë ata të flenë të qetë. Kur dëgjojnë se si një pistë e shpall Lulzim Basha, një tjetër Sali Berisha, kriminelët e vërtetë mund të jenë duke festuar.

Madje, në disa fjali të papërgjegjshme të Lulzim Bashës, flitet dhe për betimin se “po ju prek një fije floku Koldianës do përmbyset vendi”. Larg qoftë, nëse ndonjë kriminel beson tek Basha, mund të bëjë hatanë, pasi kjo është nxitje për vrasje në emër të idealit të opozitës.

Nëse policia nuk gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të saj, dhe vetë qeveria do të bënte mire të mos e ngushëllonte publikisht, pasi dëmi që bëhet duke mos gjetur autorët e vërtetë, është shpresë për këdo që ka ndonjë problem me gazetarët.

Sulmi me armë mbi shtëpinë e prindërve të një gazetareje, duhet zbardhur mbi të gjitha, për të çarmatosur jo vetëm banditët që kanë ngritur armët, por këdo që tenton të ngrejë kurthe me ngjarje të tilla të rënda.

Kjo është një ngjarje e rëndë, pasi është një ngjarje e paqartë. Shqipëria ka pasur sulme më të egra ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj gazetarëve, por ato kanë qenë të qarta dhe me një autor.

Fjala vjen, Sali Berisha ka djegur redaksi gazetash, ka rrethuar me policë redaksi, ka qëlluar me armë gazetarë në krye të detyrës, dhe i ka kërcënuar të mos pranojnë që janë qëlluar, u ka djegur makina gazetarëve dhe i ka rrahur publikisht me badigardët e vet apo të gruas, u ka kërcënuar familjarët dhe prindërit, duke u persekutuar dhe prishur pronat, ka burgosur gazetarë përmes SHIK-ut dhe pa vendim gjykate, e të tjera monstruozitete, por ato kanë qenë sulme të qarta dhe me autor.

Për këto ai është i vetmi lider i gjallë politik në botë që është në listën e dhjetë armiqve më të mëdhenj në botë për lirinë e shtypit. Kastro vdiq i parafundit nga ajo listë.

Por sulmi ndaj shtëpisë së prindërve të Klodianës, është më i rëndë, pasi  është një sulm ende pa autor. Dhe pa u gjetur autori të gjitha brohorimat dhe mbështetja ndaj saj, nuk  vlejnë. Ato vetëm sa shtojnë frikën. 

Kur autorët të gjenden dhe ngjarja të zbardhet, atëhere frika bie dhe e dimë me kë kemi të bëjmë. Kur të keqen e ke përballë me emër e mbiemër, nuk ka më vend për frikë. 

Sikundër nuk ka pasur vend për frikë kur e keqja vinte nga Sali Berisha, edhe pse ishte shumë e egër, marrë nga tema.al.

http://www.gazetatema.net/2018/08/30/pse-rasti-klodianes-eshte-me-i-rend/

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 31/08/2018 20:24

    Shkrim I bukur dhe I sakte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim