Pas revolucionit në Kiev, ku ukrainasit properëndimor rrëzuan nga pushteti presidentin Viktor Janukoviç, fokusi është zhvendosur tashmë në rajonin jugor të Krimesë ku Rusia ka trupat e saj duke shkaktuar një krizë ndërkombëtare. Krimea është në qendër të ndjenjës pro ruse që mund të nxise separatizmin në Ukraine.
Ky rajon, një gadishull në detin e zi ka 2,3 milion banorë, shumica e të cilëve identifikohen si etnikë rusë. Rusia ka qene fuqi dominuese në Krime në 200 vitet e fundit, që kur e aneksoi këtë rajon në vitin 1783. Megjithatë gadishulli iu dha nga Ukrainës, nga Krushovi në vitin 1954, kur vendi ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Disa etnikë rusë e konsiderojnë këtë një një gabim të rëndë historik. Megjithatë në Krime jeton edhe një minoritet i rëndësishëm, tatarët, të cilët pretendojnë se dikur përbënin shumicën e popullsisë në Ukrainë por se u dëbuan masivisht nga Stalini në 1944 sepse dyshoheshin për bashkepunim me nazistët gjatë luftës së dytë boterore.
Aktualisht tatarët përbejne 12 % të popullsisë, ukrainasit 24 % ndërsa rusët etnikë 58 %. Sa i perket statusit të saj, Krimea është ligjërisht pjesë e Ukrainës, një status të cilin vetë Rusia e mbështeti në ruajtje të integritetit territorial të Ukrainës kur nënshkroi memorandumin e Budapestit të vitit 1994 bashkë me SHBA-të, Britaninë dhe Francën.
Krimea është republikë autonome brenda Ukrainës, e cila ka parlamentin dhe kryeministrin e vet, por posti i presidentit u shpërbë në 1995-ën pasi një separatist pro rus fitoi shumicën e votave.
Që nga ai vit, Kievi ka emëruar kryeministrin e Krimesë në konsultime me parlamentin rajonal. Por të enjten e kaluar një lider pro rus u zgjodh ne krye të qeverisë nga deputetët e Krimesë dhe të shtunën ai I kërkoi presidentit Putin ta ndihmojë për të garantuar paqen. Krimea është e rëndësishme për Moskën edhe për një tjetër arsye madhore. Rusia ka bazën e saj më të madhe detare në qytetin e Sevastopolit, ku ndodhet flota e saj ne Detin e Zi.
Sipas një marreveshje të vlefshme deri në 2047, çdo lëvizje e trupave ruse jashtë bazes duhet të autorizohet nga qeveria e Ukrainës. Megjithatë Moska tashmë ka dërguar trupa shtesë dhe ka vënë në kontroll gadishullin duke deklaruar se ka përgjegjësi për rusët etnikë në rajon. Madje ka raportime se rusët po shpërndajnë pasaporta në Krime. Kështu pyetja që bejne të gjithë është nëse kriza në Krime do të nxise një luftë? Putin e ka marrë tashmë aprovimin e parlamentit për të zbarkuar trupat ruse jo vetëm në Krime por në Ukraine sepse Moska mund të dërgoje ushtarët e saj për te mbrojtur rusët etnikë edhe në pjesën lindore rusisht folëse të Ukrainës. Keshtuqë gjakderdhja nuk përjashtohet, por do të kishte pasoja ndërkombetare.
Megjithese NATO nuk pritet te reagoje ushtarakisht, vendet e Europes qendrore anetare te aleances mund te kerkojne per dergimin e trupave ne kufi me Polonine. Edhe perëndimi mund të vendosë sanksione, por Putin beson se nuk do të zgjasin shume siç ndodhi me Gjeorgjine. Moska nuk duron dot kthimin e Ukrainës drejt NATO-s dhe BE-së. Por kjo nuk ështe thjesht një betejeë gjeo-politike për influencë në oborrin e pasëm të Rusisë.
Putin kërkon të mbrojë një toke qe e konsideron te lidhur historikisht dhe kulturalisht me Rusinë. Ky gadishull është e vetmja pjesë e botës klasike që Rusia ka pushtuar ndonjëherë dhe me të cilën aristokracia cariste pati rënë në dashuri. Krimea simbolizonte fantazinë e Rusisë së shekujve 18 dhe 19 për të pushtuar Kostandinopojën dhe për të çliruar të krishterët ortodoksë nga sundimi mysliman. Në poezi dhe palate, ajo ishte guri I çmuari I kurorës ruse.
Ky gadishull është e vetmja tokë që rusët e vajtojnë me të vërtetë. Dhe sipas shumë analistëve arsyeja është turizmi. Gjatë Bashkimit Sovjetik, Krimea u shndërrua në një kamp gjigand pushimi. Ndryshe nga qytete të tjera si Kazakistani verior, Krimea është një vend ku rusët kanë qënë me të vërtetë. Edhe sot madje mbi 1 miljon rusë I bëjnë pushimet atje çdo vit. Pra Krimea nuk është thjesht një gadishull por “rezorti” I Rusisë.
 
Dhe Vladimir Putin e di shumë mirë këtë, siç e di se miliona rusë do ta presin si hero nëse ai u rikthen Krimenë.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)