Pse Seuli dështoi në rrëzimin e dronëve të Koresë së Veriut?

Pse Seuli dështoi në rrëzimin e dronëve të Koresë së Veriut?

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Presidenti i Koresë së Jugut bëri thirrje të martën për garantimin e një mbrojtjeje më të fortë ajrore të vendit, si dhe dronë të teknologjisë së lartë të pakapshëm nga radarët. Komentet e tij vijnë ndërsa ushtria kërkoi falje që dështoi të rrëzonte disa dronë të Koresë së Veriut, që kaluan kufirin për herë të parë në pesë vjet.

Ky zhvillim ngriti pikëpyetje serioze në lidhje me kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Seulit, në një kohë kur tensionet mbeten të larta për shkak të provave me raketave që Pheniani ka mbajtur këtë vit.

Të martën, ushtria nisi sërish avionë luftarakë dhe helikopterë pasi zbuloi objekte fluturuese në një zonë pranë kufirit. Një zyrë lokale dërgoi mesazhe urgjente duke njoftuar banorët për një grup të ri dronësh të Koresë së Veriut. Por ushtria më vonë tha se bëhej fjalë për një tufë zogjsh.

“Kemi në plan të krijojmë një njësi me dronë ushtarak që do të vëzhgojnë objektet kryesore ushtarake në Korenë e Veriut. Ne do të përparojmë me ngritjen e kësaj njësie dhe sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të incidentit të djeshëm”, tha Presidenti Yoon Suk Yeol gjatë një takimi të rregullt me kabinetin e tij. "Gjithashtu do të paraqesim dronët e teknologjisë së fundit dhe do të forcojmë aftësinë tonë të vëzhgimit".

Ai tha se ushtria e Koresë së Jugut ka nevojë për gatishmëri dhe stërvitje më intensive për t’u përballuar me kërcënimet e paraqitura nga dronët e Koresë së Veriut.

Në një deklaratë televizive ushtria tha se ndjen keqardhje për shkak të dështimit për të rrëzuar dronët e Koresë së Veriut, çka kishte shkaktuar shqetësime të mëdha publike.

Autoritetet ushtarake të Koresë së Jugut pranuan se u mungojnë kapacitetet për të zbuluar dhe goditur dronët e vegjël të vëzhgimit, ndërsa disponojnë mjete për të dalluar dhe rrëzuar dronët më të mëdhenj luftarakë.

Kjo shënon herën e parë që dronët e Koresë së Veriut hyjnë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut që nga viti 2017. Tre ditë më parë Seuli njoftoi se Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke zgjeruar aktivitetin e saj rekord me prova të kryera këtë vit.

Pheniani ka reklamuar programin e tij të dronëve dhe sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, ai ka në dispozicion rreth 300 dronë. Dronët e avancuar janë ndër sistemet moderne të armëve që udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është zotuar të ketë në posedim, sëbashku me raketave me koka bërthamore, si një satelit që do të përdoret për spiunazh./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër