Pse SHBA-të mbështetën PS, ja 
kabllogrami që akuzonte Doshin

Pse SHBA-të mbështetën PS, ja <br />kabllogrami që akuzonte Doshin
TIRANE - E mistershme deklarata-akuzë e Shteteve te Bashkuara te Amerikes për deputetin Tom Doshi. Nëse grupi parlamentar i PS e përjashtoi nga radhët e tij për faktin se Doshi i shpalli luftë mazhorancës ku bënte pjesë, SHBA përmes ambasadës së saj në Tiranë teksa përshëndet këtë vendim ka shkuar më tej ku deklaron se pretendohet se është i përfshirë në  veprimtari kriminale dhe korruptive.

Në një deklaratë në faqen zyrtare në Facebook Ambasada Amerikane shkruan se mirëpret vendimin e grupit parlamentar të PS për të përjashtuar Tom Doshin që pretendohet se është i përfshirë në veprimtari korruptive. Në reagimin e saj ambasada sjell në vëmendje akuzat e mëparshme të bëra ndaj Doshit përsa i përket përfshirjes së tij në raste kriminale. Në reagimin në Facebook ambasada i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë dhe të ndjekë penalisht kriminelë e zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet. Shqiptarja.com sje

Po ashtu ambasada ka bërë një thirrje që të gjitha partitë politike në vend të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike.Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë e zyrtarë të korruptuar në gjithë nivelet”, - thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë, në lidhje me situatën brenda PS dhe përjashtimin e deputetit Tom Doshi.

Një deklaratë tipike e diplomacisë amerikane, direkte, që mbështetet mbi imponimin e një vullneti të caktuar politik. Por në çdo rast, deklarata e amerikanëve është shumë e qartë në “fajësimin” që i bën deputetit Tom Doshi, kur thotë se “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e PS për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale”. Për të shtuar në deklaratën se “SHBA e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike”.

Pra, sipas këtij formulimi, “kanosje e krimit” është pikërisht deputeti Doshi, mirëpo përfshirja e të cilit në aktivitete kriminale thjesht sa pretendohet. Kështu shkruhet e zeza në të bardhë në deklaratën e ambasadës, që është e publikuar në faqen e saj, ku në mënyrë të qartë shprehet qëndrimi pa shumë ekuivoke. Deklarata e ambasadës, që rimerr “atë që flitet” për Tom Doshin plotësohet me ftesën për të gjitha partitë politike në Shqipëri që të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.

Deklaratë e plote e Ambasadës së SHBA
Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.

Ja kabllogrami i SHBA që akuzonte Doshin
Shqiptarja.com (print) ne numrin e sotem risjell deklaratat e viteve 2005-2009 te Ambasades se SHBA ku sipas kabllogrameve deputeti Tom Doshi ishte ne listen e politikaneve te perfshire ne veprimtari kriminale, konkretisht ne trafikun e droges dhe te pastrimit te parave: Ai është deputet i Shkodrës nga PS. I njohur si më i pasuri nga deputetët e Kuvendit me një pasuri të deklaruar prej 15 milionë dollarësh. I dyshuar për trafik lëndësh narkotike

Deklaratat 2005-2009
 
SHBA para disa vitesh: “Doshi i dyshuar për trafik narkotikësh”
Akuzat e ambasadës së SHBA ndaj deputetit socialist Tom Doshi por dhe deputetëve të tjerë të parlamentit shqiptar datojnë më herët, se sa ditën e djeshme. Ato janë bërë prezente që në vitin 2005, teksa në momentin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë është kërkuar që elementet e kriminalizuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme, të ashtuquajtur të “fortë” po tentojnë të zënë vende në parlament. Ambasada amerikane ka kërkuar asokohe që këta përfaqësues të krimit të mos jenë në Kuvend, por atëherë nuk u mor parasysh. Dhe atë që atëherë u shpreh publikisht por pa emra, ka qenë ambasada amerikane e cila përmes kabllogramit informonte se kriminelët po bëjnë ligjin në Parlament. Ky është dhe titulli i kabllogramit përmes të cilit Ambasada Amerikane ka renditur një listë me politikanët nga PD, PS dhe LSI si të lidhur me botën e krimit. Tre forcat më të mëdha politike në vend kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar, por ambasada s’mundet në mënyrë legale të provojë të tilla lidhje, pavarësisht se i ka përmendur disa emra, mes të cilëve dhe deputetin socialist të përjashtuar dje nga grupi parlamentar Tom Doshi. 

Ambasada e SHBA thotë njëherësh se dhe Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 2009-s ka disa trafikantë droge si dhe të përfshirë në pastrim parash, të cilët janë të trashëguar një pjesë dhe nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2005. Ambasada Amerikane e nis renditjen e deputetëve të lidhur me krimin me Tom Doshin nga PS për të cilin shkruhet: “Ai është deputet i Shkodrës nga PS. I njohur si më i pasuri nga deputetët e Kuvendit me një pasuri të deklaruar prej 15 milionë dollarësh. I dyshuar për trafik lëndësh narkotike”. E shprehur e zeza mbi të bardhë, ambasada e SHBA përmend emër për emër deputetë të mazhorancës dhe opozitës.

Të tillë individë tani deputetë, shkruhet në komentin e kabllogramit kanë imunitet dhe janë përgjegjës për miratimin e ligjeve të cilat do ta çojnë Shqipërinë drejt integrimit euroatlantik. Sjellja prej krimineli e disa deputetëve shqiptarë është shqetësuese, pasi nuk shkon me zhvillimet demokratike. Ajo që thuhet për të tillë deputetë është se të gjitha partitë kanë të tillë deputetë me lidhje tek krimi organizuar dhe se pranojnë para prej krimit të organizuar. E gjitha është një fenomen që ne komuniteti ndërkombëtar duhet ta adresojmë në të ardhmen pasi ka edhe disa deputetë të cilët kanë nisur të ndërgjegjësohen, se të tillë karaktere nuk duhet të kenë vend në parlament”, thuhet në kabllogram nga ish-ambasadori Uidhers. 

“Sa kohë do të duhet për të larguar deputetët e inkriminuar kjo është një pyetje tjetër”, thotë ai, duke paralajmëruar pasoja nëse nuk largohen.
 
BE: Të zbatohet ligji në luftën kundër kriminalizimit
Me tone më të sofistikuara ka reaguar dhe BE ndaj përjashtimit të deputetit Doshi nga radhët e grupit parlamentar të PS. Kështu, pas ambasadës Amerikane për përjashtimin e Tom Doshit ka reaguar edhe Delegacioni i BE në Tiranë që shkruan se është në mbështetje të plotë të hapave që nevojiten për të zbatuar plotësisht marrëveshjen mes PD-PS duke përfshirë dhe çështjen e individëve me precedentë kriminalë që janë pjesë e politikës dhe e partive politike. BE thekson se duhet ti jepet rëndësi më e madhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat sipas BE janë përparësi kyçe për Shqipërinë. 

“BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike. BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE në Tiranë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron