TIRANË- Një 27-vjeçar i cili ka qëlluar me thikë kunatin e tij është arrestuar, pas dy ditësh në kërkim.

Në pranga ka rënë Petrit Avdillari banues në Tiranë.

Report Tv mëson se Avdillari ka qëlluar kunatin e tij, Denis Ziun, pasi i ka kërkuar llogari se përse sillet keq me motrën e tij.

“Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari.  Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z.”, njofton policia.